Kovaçevski: Rritja historike e pagave në arsim përmes dialogut të hapur

Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se edhe pse SASHK-u solli vendim të hyjë në grevë, ai dialog nuk u ndërpre dhe e u vërtetua se vendi ynë ka institucione dhe zgjidhje ligjore të cilat mundësojnë që edhe pa grevë, me ndërmjetësim të ligjit për ndërmjetësim dhe me përfshirjen e Kuvendit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të arrihet marrëveshje.

“Kjo Qeveri dëshmoi se është në anën e punëtorëve, ne tani kemi rritje historike të pagave në sektorin e arsimit prej 15%, bashkë me rritjen në vitet e kaluara që ishin 21%, bëhet fjalë për një rritje kumulative mbi 36%.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se është rënë dakord edhe për futjen e një metodologjie të re për rritjen e pagave në vitin 2023, si pjesë e reformave në sektorin publik që do të nënkuptojnë avancimin e procesit arsimor, avancimin e kushteve të punës për mësimdhënësit dhe studentët.