Kovaçevski: Seanca për ndryshime kushtetuese do të vazhdojë kur të krijohen kushtet sa i përket numrit të deputetëve

ina-online
ina-online

1 Shtator, 2023

“Seanca plenare e Kuvendit për miratimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese ka filluar dhe do të vazhdojë kur të krijohen kushtet e duhura sa i përket numrit të deputetëve që do ta përkrahnin një proces të tillë.”

Kjo i theksua sot nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

I pyetur nëse mund të pritet zgjatja e seancës parlamentare për ndryshime kushtetuese deri në janar, duke pasur parasysh se vitin e ardhshëm do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në Bashkimin Evropian, Kovaçevski tha se kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme.

“Tani është momenti kur merret një vendim i tillë, duke pasur parasysh se vitin e ardhshëm Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkojnë në zgjedhje dhe Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje. Pas kësaj do të krijohet një komision i ri, organe të reja të BE-së, të cilat natyrisht do ta zgjasin atë proces për një kohë të pacaktuar”, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së sotme në Qendrën Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional “Kiro Burnaz” në Kumanovë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

mickoski

Mickoski i bindur se asnjëri nga 44 deputetët e VMRO-së nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Pa Ligj për konfiskim të pasurisë në procedurë civile, nuk mund të kemi luftë kundër korrupsionit dhe krimit

escobar-eskobar

Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

arber ademi

Ademi: Lloga ka mbështetjen e BDI-së

ajri-i-ndotur

“Guardian”: Maqedonia dhe Serbia kanë ajrin më të ndotur në Evropë

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

INFO

NA NDIQ