Kovaçevski: SHBA-të të shqetësuar nga bllokimet e opozitës!

Picture of INA
INA

15/05/2023

NEGOCIOJMË ME VMRO-DPMNE-në, POR JO ME “LEVICËN”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në brifingun e sotëm me gazetarë, ka theksuar se negocionon me VMRO-DPMNE-në, por jo edhe me “Levicën”, lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, me të cilët Bullgarët do të futen në Kushtetutë, njofton KlanM.

Por, Kryeministri mohoi të ketë biseduar me ndonjë deputet të opozitës.

“Asnjëherë nuk kam biseduar me ndonjë deputet se si të votojë. Obligimi i çdo individi është të marrë vendime në interes të qytetarëve. As kërkoj deklarata noteri, e as që dikush verbërisht të ndjek mendimet e mia. Veproj me argumente” – tha Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri, sic njofton KlanM, ka transmetuar edhe shqetësimet e partnerëve tanë strategjik -SHBA-ve, sic tha, për bllokadat e opozitës në Kuvend.

“Ka një mesazh të drejtpërdrejtë për opozitën. Eskobari dha mbështetje të drejtpërdrejtë për ndryshimet kushtetuese. Procesi integrues është proces i pakthyeshëm dhe askush s`mund ta ndalojë. Opozita nuk duhet të më mbështesë mua, por qytetarët dhe vendin drejt rrugës evropiane. Në opozitë ka njerëz që nuk mendojnë se udhëheqësia e tyre dhe duhet të inkurajohen” – tha Kovaçevski.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sic percjell KlanM, ka sqaruar planet A dhe B, që kohë më parë ishin përmendur në opinion.

“Plani A është përfundimi i ndryshimeve kushtetuese. Plani B është mospërfundimi i këtyre ndryshimeve dhe ndërprerja e negociatave. Shqipëria të vazhdojë e vetme, kurse ne hyjmë në dekada izolimi. Do të hyjmë në periudhë ku do të na trajtojnë si vende të treta, kurse brenda do të ngulfatemi” – tha Bujar Osmani.

Lidhur me spekulimet se korniza negociuese me Maqedoninë e Veriut nuk është miratuar, Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sic njofton KlanM, sqaroi se ajo është miratuar dhe nuk do të ndryshohet, por, sic tha, do të publikohet në Konferencën e dytë ndërqeveritare që do të mbahet pasi të miratohen ndryshimet kushtetuese. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

Andi Bushati: Berisha të japë dorëheqjen dhe të iki, PD duhet të shpërbëhet pas këaj humbje

Sot pritet të nisin negociatat Ukrainë-Rusi

Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Shqipëria po bën progres të shkëlqyer, duhet të bëjmë edhe ne anën tonë

Mijëra shqiptarë në Milano këndojnë me Alban Skënderajn, koncerti “Motiv” bën xhiron në rrjete sociale

Thirrja nga diaspora për dalje vetëm me një kandidat shqiptar në Kërçovë

Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË