Kovaçevski: S’ka afat për zgjerimin e qeverisë

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/01/2023

Përveç qëllimit të shprehur hapur për zgjerimin e koalicionit qeveritar, kryeministri Kovaçevski nuk ka as iniciativë konkrete dhe as afat konkret se kur do të ndodhë ky zgjerim. Pas zhvillimeve në fundjavë me organizimin partiak të Aleancës, kreu i qeverisë Kovacevski nuk tha asnjë fjalë, nëse pikërisht për këtë zgjerim ka marrë edhe mbështetjen dhe autorizimin vis a vis brenda vetë subjektit që ai drejton, LSDM.

“Bisedime konkrete për detajet programore dhe kadrovike nuk kemi pasur. Nëse futemi në negociata, atëherë normalisht që do të konsultohen dhe do të bisedojmë edhe me partnerët e tanishëm të koalicionit në qeveri, njësoj si u bisedua me partnerët e koalicionit kur hyri në qeveri Alternativa”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Nga qëndrimi i një dite më parë i Aleancës për Shqiptarët, mësohet se edhe ata presin ofertën konkrete nga kryeministri për pjesëmarrjen në qeveri. Ata thonë madje se edhe për ekipin negociator do të duhet ende disa ditë të formohet, për të diskutuar modalitetet dhe postet e partisë së re shqiptare në koalicion.

“Brenda javës do të mbahet mbledhja e Kryesisë së partisë ku do të formohet komisioni për bisedime me Qeverinë. Më pas do të organizohet edhe referendum nëpër degë dhe do të kërkohet edhe mendimi i strukturave lokale”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Pavarësisht kësaj, Aleanca për Shqiptarët dhe Kovaçevski kanë zhvilluar edhe më herët takime, qoftë mes krerëve apo njerëzve të tjerë partiakë, ndërkohë që pozicionet dikasteriale përfliten tashmë prej gati dy muajsh. Sipas raportimeve tona të mëhershme, mësohet se Aleanca do të gëzojë nga një ministri për secilin prej partnerëve qeveritarë, LSDM, BDI e Alternativës, ndërkohë që në fundjavë u përfolën edhe poste drejtorish të Alternativës, që pritet t’i kalojnë Aleancës, sikurse Hekurudhat, PIOM, Librat Amë, Avokati i Shtetit etj./Alsat.mk

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË