Kovaçevski: S’ka zgjedhje të parakohshme, qytetarët duan të jetojnë në BE

INA
INA

05/06/2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe njëherë ka përjashtuar opsionin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij,  mundësia për dështim të ndryshimeve kushtetuese nuk do të diktojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vend.

“Zgjedhje do të ketë në terminin e rregullt. Fillimisht zgjedhje presidenciale, pastaj zgjedhje parlamentare. Procedura e ndryshimeve kushtetuese është shumë e qartë. Nisma e Grupit të punës është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, ata e kanë dërguar në Qeveri, Qeveria do ta rishikojë dhe më pas do t’ia dorëzojë Kuvendit ku më pas hapet procedura e Komisionit për Çështje Kushtetuese, më pas në seancë plenare dhe edhe një herë shpreh shpresë që të gjithë deputetët do të jenë në nivelin e detyrës që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, kurse interes prioritet i qytetarëve është integrimi në BE, sepse kjo shihet çdo ditë, në 30 vjetët e fundit, qytetarët tanë duan të jetojnë në BE”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

 

Kjo deklaratë vjen para takimit me kreun e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski që po insiston për zgjedhje të parakohshme.(INA)

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ