Kovaçevski sot me deklaratë në përkrahje për Kosovën pas vrasjes së policit

ina-online
ina-online

25/09/2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot foli para mediave lidhur me vrasjen e policit të Kosovës nga grupet e armatosura, që sipas tij kjo situatë përbën shqetësim se pas kësaj fshihet agjendë e rrezikshme. Ai nënvizoi përkrahjen ndaj policisë së Kosovës dhe KFOR-it

Kovaçevski, përveç që e dënoi ngjarjen, shprehu edhe mbështetjen për strukturat e sigurisë së Kosovës.

“Megjithatë, ajo që po ndodh në Kosovë… së pari duhet të shpreh shqetësimin e madh, të dënoj atë që ka ndodhur, sepse aty është vrarë një polic, i cili është pjesë e strukturave të sigurisë së shtetit të Kosovës. Ishte akt dhune, që nuk i duhet askujt dhe të gjithë u bindëm se nuk sjell asgjë të mirë, por se sjell vetëm trazira, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin”, tha kryeministri Kovaçevski.

Sipas tij, përveç strukturave të sigurisë së Kosovës, duhet të përkrahet edhe KFOR-i, ku në mision marrin pjesë edhe shtetas të Maqedonisë. Tashmë, siç shtoi kryeministri, duhet të hetohen motivet e sulmit, si dhe autorët.

“Është e sigurt se pas asaj që ndodhi dje në Kosovë fshihet agjenda e dikujt, e disave që duan ta shohin këtë rajon edhe një herë si rajon trazirash, rajon sherri mes fqinjëve”, theksoi Kovaçevski, i cili mbrëmë doli me një reagim në rrjetet sociale, që nuk përmendte vrasjen e policit dhe grupet terroriste. Ja reagimi i pasuar mbrëmë.

“Me shqetësim të madh po përcjellim situatën në Kosovë dhe jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë. I dënoj fuqishëm ngjarjet që ndodhën sot dhe shpreh mbështetjen time të plotë për KFOR-in për të gjitha aktivitetet e ardhshme që synojnë garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon”.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

Bujar Osmani

Osmani: Shqiptarët përdoren si temë rezervë për pozicione më të mira elektorale nga partitë nacionaliste maqedonase!

vucic

Vuçiq: Infrastrukturë gazi edhe drejt Maqedonisë së Veriut!

lsdm vmro

Vrasësi dhe vrasjet shfrytëzohen për politikë ditore/ VMRO-ja dhe LSDM-ja vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga njëra-tjetra

INFO

NA NDIQ