Kovaçevski sot ulet në karrigen e kryeministrit, këto janë vendimet e para?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Janar, 2022

Kryeministri i sapozgjedhur Dimitar Kovaçevski sot zyrtarisht merr detyrë dhe do të ulet në karrigen e kryeministrit.

Kovaçevski ka theksuar se që në ditën e parë do nis me vendime të rëndësishme.

“Fillojmë punën menjëherë. Tashmë në seancën e parë të Qeverisë po fillojmë të sjellim zgjidhje për krizën energjetike. Nesër do të kem një takim me ministrin e ri gjerman për Evropën, me të cilin do të bisedoj për përshpejtimin e integrimit evropian. “Të martën, për kënaqësinë time të madhe, do të pres kryeministrin e ri bullgar Kiril Petkov, me të cilin dëshirojmë të krijojmë një bashkëpunim të ri bazuar në respektimin, mbështetjen dhe ruajtjen e identitetit maqedonas”, tha mbrëmë Kovaçevski, përcjell INA.

Ai bëri të ditur se Qeveria menjëherë do të vazhdojë me vendimet për rritjen e pensioneve dhe mbështetjen e fuqisë blerëse të qytetarëve. Ne do t’i përkushtohemi, shtoi ai, realizimit dhe stimulimit efikas të kapitalit publik vendas dhe investimeve private vendase dhe të huaja.

Kovaçevski theksoi se secili ministër në departamentin e tij dhe e gjithë Qeveria ka plan të qartë dhe preciz për realizimin e programit të dorëzuar me afate dhe indikatorë për monitorimin e realizimit dhe efekteve.

Kryeministri i ri shpreson dhe është i vendosur për të qeverisur deri në fund të mandatit në 2024.

“Unë konfirmoj qartë dhe me zë të lartë se zgjedhje do të ketë, por në vitin 2024. Deri atëherë do të punojmë të përkushtuar për përmirësimin e ekonomisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve të vendit.

Ai kërkoi që të lihen mënjanë interesat personale dhe të ngushta partiake, sepse, siç theksoi kryeministri, tani më shumë se kurrë duhet të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5224

Taravari: Nëse lejohet rikthimi i Gruevskit, ASH do ta shyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Screenshot_2023-09-22-22-29-57-752-edit_com.android.chrome

Driton Kuka: Me zjarr, ujë dhe me xhudon e Kosovës s’ka lojë

Agim islami2

Amnistia / Agim Islami: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Arben Taravari

Taravari: Ligji për Amnisti kalon javën e ardhshme

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

INFO

NA NDIQ