Kovaçevski takoi kongresmenin Bojll: Maqedonia e Veriut mbetet aleat i dëshmuar i SHBA-së

INA
INA

10/05/2023

Maqedonia e Veriut ka marrë vendime më të mençura dhe më të guximshme në vitet e fundit që kanë mundësuar ruajtjen e stabilitetit afatgjatë, integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe përmes të cilave është treguar se vendi mund të funksionojnë si një demokraci e vërtetë multietnike, është konkluduar në takimin midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili është për vizitë pune në Uashington, me kongresmenin Brendan Bojll nga Pensilvania.

Në takim, siç theksoi pres shërbimi qeveritar, Kryeministri përshëndeti fokusin e fortë të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Kovaçevski shprehu besimin se me përpjekje të ndërsjella mund të krijohet një mjedis i këndshëm për investime dhe hapje të vendeve të punës në rajon, veçanërisht për të rinjtë, duke ofruar mundësi për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, transparente, nivele më të larta të tregtisë dhe investimeve të drejtpërdrejta.

Kryeministri falënderoi kongresmenin Bojll për mbështetjen që i ka dhënë vendit në marrjen e vendimeve më të rëndësishme në periudhën e kaluar dhe mbështetjen e zëshme në Odën e Përfaqësuesve për integrimin tonë euroatlantik.

Kongresmeni Bojll theksoi mbështetjen e plotë për hapat e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues, si dhe për përpjekjet për zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Si mik i vjetër i Maqedonisë së Veriut, Bojlle theksoi se ai është vërtet krenar për ndikimin që ka komuniteti maqedonas në SHBA, qëndron në kumtesën e qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet një partner stabil, strategjik dhe aleat i dëshmuar i SHBA-ve, në planin dypalësh dhe në NATO, me fokus në përkushtimin e përbashkët për siguri, liri dhe prosperitet demokratik, si dhe në aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve tjera të paqes botërore dhe stabilitetit, shtojnë nga Qeveria.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ