Kovaçevski: Takova liderët e katër partive të koalicionit Qeveritar

INA
INA

27/10/2023

Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme ka takuar kryetarët e katër partive që janë pjesë të koalicionit qeveritar, mes tyre edhe Ali Ahmetin e BDI-së, ku është biseduar për datën e zgjedhjeve në vitin 2024.

“Në këto takime biseduam për të gjitha cështjet aktuale në vend, duke llogaritur edhe zgjedhjet. Në pjesën e mbajtjes së tyre, në Ministrinë e Drejtësisë tashmë ekziston grupi I punës, ku të gjithë partitë politike kanë deleguar përfaqësuesit e tyre. Vetëm VMRO-DPMNE nuk ka të deleguar. I nxis ta bëjnë këtë, për shkak se nuk mundet që një ose dy parti të vendosin për një process ku marrin pjesë mbi 30 parti politike” – tha Kovaçevski.

Derisa qeveria dëshiron që zgjedhjet të jenë në termine të rregullta, fillimisht ato presidenciale e më pas parlamentare, VMRO-DPMNE-ja propozon që zgjedhjet në vitin 2024 të jenë të dyfishta.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ofroi data të mundshme për zgjedhjet. Rrethi I parë I zgjedhjeve presidenciale do të mbahej më 14 mars, kurse pas dy javëve rreth I dytë.

Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen nga 5 deri 15 maj. Nëse mbahen më herët do të quhen si të parakohshme dhe do të vlenin akte tjera.

Kryeparlamentari ka bërë thirrje që partitë duhet të mendojnë për grupe të punës për marrëveshje për zgjedhjet. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, 15 mijë euro i dha para dhe 15 duhej pas aktit

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

INFO

NA NDIQ