Kovaçevski: Tani është koha për vendime të guximshme për të ardhmen evropiane të të rinjve

ina-online
ina-online

12 Gusht, 2023

Të rinjtë janë bartës të progresit në çdo shoqëri, liderë në realizimin e ideve të reja, të freskëta dhe të guximshme për realizimin e të cilave duhet t’u japim mbështetje.

Prandaj si Qeveri fokusohemi në krijim të masave konkrete të cilat do t’i rrisin mundësitë për punësim të të rinjve. I inkurajojmë të rinjtë – bëhuni të zëshëm, le të dëgjihet zëri juaj, meritoni të ardhme për të cilën ne si gjeneratë para jush do të luftojmë me vendime të guximshme dhe shtetërore, porositi kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve, 12 gushtit.
Siç thekson kryeministri Kovaçevski, prej vitit 2028 deri më sot, mbi 80 000 persona të rinj janë prëfshirë në “Garancën për të rinjtë”, përderisa pothiajse 40 për qind e pjesëmarrësve në këtë masë morën ofertë për punësim, arsim të vazhdueshëm dhe trajnim dhe u prëfshinë në praktikë.

“Për ata deri 23 vjeç të cilët punojnë në prodhimtari vendosëm shtesë plotësuese, rinore të rrogës prej 3.000 denarë, ndërsa sutdimin e lehtësuam me subvencionim të shujtës studentore. Por, si Qeveri jemi përgjegjës edhe t’u mundësojmë të rinjve të ardhme dhe shumë më tepër mundësi të cilat do t’i realizojnë në vend, në vend se jashtë tij. Prandaj luftojmë ta hapim tërë rrugën drejt BE-së, të cilën duke e ecur së bashku me të rinjtë do ta përmirësojë jetën e tyre këtu. Prandaj tani është momenti t’u dëshmojmë se mendojmë për ta, dhe se mendojmë për ta, dhe se nuk do t’i frenojmë mundësitë e tyre dhe përfitimet të cilat BE-ja i siguron edhe pa u zhvendosur jashtë atdheut”, shkruan Kovaçevski në urim.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

Screenshot_2023-09-30-13-14-08-408-edit_com.facebook.katana

Deklaratat e fundit për sulmin terrorist në veri, kërkohet që Edi Rama të shpallet non-grata në Kosovë

mali-sharr

Hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Maria GABRIEL

Gabriel pret që Shkupi të mos “vetësabotohet”

LSDM kreret kovacevski zaev zecevic

Ndryshimet kushtetuese a po rikthejnë në lojë liderët e vjetër!

artan grubi

Grubi: Përmes fletëobligacioneve, Qeveria ndihmon Komunën e Tetovës dhe Zhelinës për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të tyre

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ