Kovaçevski: Të përfitojmë nga shansi i papërsëritshëm për integrim në BE

ina-online
ina-online

7 Shtator, 2023

Sfida është një shans për të bërë më të mirën tuaj dhe ne kemi atë shans të papërsëritshëm për përparim që lidhet drejtpërdrejt me integrimin tonë në BE tani.

Jemi në një kontekst unik kur për shkak të mundësive gjeopolitike dhe nevojës për të garantuar stabilitetin e kontinentit evropian, ne i duhemi BE-së dhe bashkësisë demokratike ndërkombëtare ashtu siç na nevojiten edhe ato neve, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në akademinë solemne, e cila po mbahet sonte në Filarmoninë, me rastin e festës së Pavarësisë – 8 Shtatorit.

Ai theksoi se “lajmëtari i lirisë” 8 Shtatori, në prag të kësaj feste të madhe dhe të rëndësishme të shtetësisë maqedonase – Ditës së Pavarësisë, kërkon një hap të ri të sigurt përpara.

“Para 32 vitesh në vitin 1991, me shumicë votash mbi 95 për qind të qytetarëve, u realizua amaneti për shtetin tonë të pavarur maqedonas për brezat pas nesh, zë që jehon nga Ilindeni i vitit 1903 dhe KAÇKM 1944. Tridhjetë e dy vjet më vonë, para nesh është zëri i qytetarëve në përcaktimin shumicë prej 80 për qind për jetën në Evropë, në Bashkimin Evropian, por në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.

Brezat e sotëm, tha ai, e kanë për obligim t’i përgjigjen thirrjes së 8 shtatorit të sotëm, që kërkon të vazhdojmë idenë shekullore të përparimit.

“Ky është një shans që vjen në një kohë kur RMV është një vend i themeluar ndërkombëtarisht, një vend që sigurisht është në rrugën drejt BE-së, me kufij të siguruar, me gjuhë dhe identitet maqedonas të njohur, një vend që është shembull i një demokracie të suksesshme multietnike, e cila kontribuon në paqen rajonale dhe evropiane, si shtet i lirë dhe sovran, anëtar i NATO-s, vend që me siguri është në rrugën e tij drejt BE-së”, tha Kovaçevski.

Në akademinë e titulluar “32 vjet pavarësi”, marrin pjesë anëtarë të Qeverisë, përfaqësues të institucioneve, komunitetit akademik, biznesmenë, trupi diplomatik,…

Akademia filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe projeksionin e materialit dokumentar për vendin, ndërsa një recension historik bëri Aleksandar Litovski nga Instituti i Historisë Kombëtare.

Aktivitetet e organizuara nga Qeveria me rastin e festës së Pavarësisë kanë nisur me akademinë, ndërsa nesër vazhdojnë me manifestime kulturore, promovime, aktivitete sportive.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

INFO

NA NDIQ