Kovaçevski thirrje Kurtit dhe Vuçiçit për deeskalimin e situatës në Veri

Picture of ina-online
ina-online

06/07/2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë takimit të përbashkët me Ramën, ka bërë thirrje edhe për deeskalimin e situatës në Veri, mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur nga eksperienca, kreu i qeverisë maqedonase tha se “politikanët në çdo vend kanë detyrim të sillen si burrshtetas dhe të shkojnë afër zgjidhjes së çështjeve të hapura, sado e vështirë të duket kjo”.

Sipas Kovaçevskit, Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen në implementimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel, si dhe marrëveshjen e Ohrit, për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Maqedonia e Veriu është shembulli konkret për dialog, sjelljen e burrshtetasit dhe miratimin e vendimeve jo të lehta. Pra ndryshime të mëdha për një kohë të shkurtër. Nga shtet i kapur, u bëm shtet anëtar i NATO-s, u bëm shtet që filloi negociatat me BE-në me gjuhën, kulturën dhe identitetin e tij të mbrojtur. Në dobi të misioneve paqësore, sot jemi nikoqir dhe e ndajmë misionin tonë për tejkalimin e sfidave dhe dialogut me shtete fqinje që mes tyre kanë çështje të hapura. Pikërisht me këtë rast, si fqinj i drejtpërdrejt i Kosovës dhe Serbisë apelojmë për deeskalim të obligimeve të ndërmarra midis dy palëve: përkatësisht implementimin e marrëveshjes që Kosova dhe Serbia e arritën më 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen që e arritën në Ohër për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

E di që ky është një vendim që përfshin vendime në të dyja shtetet fqinje, por politikanët në çdo vend kanë detyrim të sillen si burrshtetas dhe të shkojnë afër zgjidhjes së çështjeve të hapura, sado e vështirë të duket kjo. Dhe sado që në momente të caktuara të duket pa zgjidhje.

Pikërisht për këtë qasje të të dialogut mund të them me krenari sot se negociatat e hapura me BE, për fillimin e procesit screening dhe se javën e ardhshme RMV do të ketë delegacionin e vet në Samitin e NATO-s për reforma konkrete, për bashkëpunimin ndërkufitar FRONTEX në gjuhën maqedonase. Kur them kështu shihet se sa i madh është dallimi me të shkruarën. Para nesh kemi edhe një vendim të rëndësishëm, miratimin e amendamenteve në Kuvend për t’iu bashkuar rrugës Evropiane”- tha Kovaçevski.(INA)

TË FUNDIT
2 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
2 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje
2 orë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
3 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!
3 orë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

ME TE LEXUARA

6 orë
Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!
23 orë
MASH shpalli konkurset për bursa për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve jashtë vendit
6 orë
Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!
23 orë
Mickoski komenton “propozimin për kantonizimin e shtetit”: Janë tentime për prishjen e karakterit unitar të shtetit
4 orë
Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”
1 ditë
Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin
9 orë
Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!

LEXO MË SHUMË

mickoski djali

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

vmro-bdi

VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

tvsh-ime

Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”

Kim Mehmeti

Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!

mickoski orban

Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!

INFO

NA NDIQ