Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, shpreh bindjen se qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do të marrin vendimin e duhur për standardin e tyre jetësor, por edhe për të ardhmen e vendit. Kovaçevski thotë se me LSDM-në dhe frontin europian është e ardhmja e sigurt europiane, ndërsa VMRO-ja një punon për regres dhe kthim në të kaluarën e zezë me lirinë e kërcënuar të fjalës dhe demokracinë e mbytur.
Ai thotë se nga DPMNE, shohin që nuk ka asnjë ndryshim dhe qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme shtetërore, kombëtare. Për më tutje, tha se ata janë pjesë e Qeverisë, por bëjnë sikur nuk janë pjesë e saj.
Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së
“Në DPMNE shohim që nuk ka asnjë ndryshim. DPMNE nuk ka pasur qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme shtetërore, kombëtare. Ata thjesht ndaluan dhe bllokuan diçka. Dhe këtë e shohim edhe këto ditë. Së pari, problematizuan qeverinë teknike, ndaj thanë se nuk do të merrnin pjesë. Më pas vendosën që të marrin pjesë, propozuan ministrat, por nuk u votuan nga deputetët e tyre në Kuvend. Epo nuk e njohën kryeministrin teknik se po i bëjnë propozim për ministra dhe zëvendësministra shtesë po të njëjtit kryeministër teknik. Tani janë ulur në qeverinë teknike dhe bëjnë sikur nuk janë pjesë e saj. Pra, ata janë pjesë e qeverisë, por nuk do të shkonin në qeveri”.
Kovaçevski vlerësoi se LSDM ka rezultat më të mirë se VMRO-DPMNE në çdo fushë, veçanërisht, siç thotë ai, në fushën e ekonomisë – rritje të mesatares, pagës minimale dhe pensioneve. Si punë të suksesshme, ai theksoi, pakot e masave kundër krizës, me të cilat, siç thotë ai, për tre vjet u janë kthyer qytetarëve mbi 2,6 miliardë euro.
Nga ana tjetër, ai potencon se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian, do të thotë prosperitet ekonomik, më shumë investime, punë më të paguara, paga më të larta dhe standard më të mirë jetese. “Aspirata jonë është të arrijmë standardet e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera të botës perëndimore, për t’i mbajtur të rinjtë tanë në shtëpi, në Maqedoninë e Veriut”, tha Kovaçevski.
Ai megjithatë, në hapjen e zyrës promovuese të njësisë zgjedhore 1, vlerëson se ky do të jetë viti i Maqedonisë europiane.