Kovaçevski: Zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor

Picture of ina-online
ina-online

07/10/2023

Zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor. Ne nuk mund t’i zëvendësojmë institucionet me takime ku do të arrihet diçka që nuk është në përputhje me procedurat parlamentare dhe ligjore, nuk përshtatet për një vend anëtare të NATO-s që negocion me BE-në.

Përndryshe, oferta për të votuar ndryshimet kushtetuese dhe më pas për të shkuar në zgjedhje është ende në tryezë. Dinamika e zgjerimit të BE-së është reale dhe tani duhet të merren vendime shtetërore, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Për sa i përket zgjedhjeve, zgjedhjet do të jenë në afatin e tyre ligjor. Çfarë do të thotë kjo? Kemi një ligj për zgjedhjen e presidentit, një ligj për zgjedhjen e deputetëve, një ligj për zgjedhjen e kryetarëve të komunave etj. dhe për gjithçka ka ligj në vend. Afatet dihen, më 12 maj duhet të kemi president të ri, më 15 korrik duhet të kemi deputetë të rinj, sepse deri atëherë mandati i deputetëve ka përfunduar, pra duhet të kemi zgjedhje parlamentare. Ajo që është ende në tavolinë, do ta përsëris edhe një herë, është nëse votojmë ndryshimet kushtetuese si çështje kryesore për vazhdimin e rrugës së integrimit europian të vendit. Ne nuk mund të zëvendësojmë institucionet, që do të thotë shfuqizimi i parlamentit, shfuqizimi i partive politike dhe shkuarja në takime lidershipi ku do të diskutohen zgjidhje që nuk përputhen me asnjë ligj.Duke pasur parasysh se kemi pasur një mbledhje lidershipi, në të cilën unë si kryetar i LSDM-së, i autorizuar nga partia ime politike, i autorizuar nga koalicioni, i kam ofruar kryetarit të VMRO-DPMNE-së një zgjidhje, që të hënën të votohen ndryshimet kushtetuese, në të njëjtën ditë të shpërbëjmë Parlamentin dhe të shkojmë në zgjedhje. Ose nëse duan, atëherë mund të hapim ndryshimet kushtetuese, le të hyjnë në qeveri në bazë të barazisë, pra 50% e ministrive, plus mbyllim proceset e skriningut dhe ndryshimeve kushtetuese, hapim kapitujt, le të mbyllim një ose dy kapituj së bashku, të cilat jam i sigurt se do t’i bëjmë deri në shkurt dhe pastaj do të shkojmë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Këto janë opsione që janë ende në tavolinë, përndryshe ne t’i zëvendësojmë institucionet me mbledhje ku do të ulen dy-tre persona dhe do të negociojnë diçka që nuk është në përputhje me procedurat parlamentare dhe ligjore, mendoj se kjo nuk i shkon një vendi që është anëtar i NATO-s dhe që po negocion me BE-në”, tha kryeministri Kovaçevski.

TË FUNDIT
1 orë
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
2 orë
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
2 orë
Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së
2 orë
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup
2 orë
Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

ME TE LEXUARA

3 orë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
21 orë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite
13 orë
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
2 orë
Varhelyi uron Mickoskin: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit
21 orë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
13 orë
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi

LEXO MË SHUMË

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

isuf kadriu

Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

timco mucunski

Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

bresher

QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

talat xhaferi

Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

arben taravari

Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

varhelyi

Varhelyi uron Mickoskin: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

moti shiu

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa pjesë të luginave paraqitje e mundshme e shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fuqishme

INFO

NA NDIQ