Kovaçevspi: Me Mickoskin do të bisedojmë për marrjen e mbështetjes nga VMRO-DPMNE për eurointegrimet

INA
INA

31 Maj, 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se në takimin me liderin e opozitës, Hristian Mickoski do të bisedohet për dy gjëra – për vendimet e nevojshme për integrimin evropian të shtetit dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Kjo është ajo që do ta diskutojmë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe me ekipin e tij, pasi do të jetë takim në të cilin do të marrin pjesë ekipet dhe do të duhet të gjendet mënyrë që praktikisht nga ana e tyre ta mbështesin këtë vendim, pasi ky vendim praktikisht është zëri për integrimin tonë në BE dhe nuk guxon dhe nuk mund të jetë lëndë e kalkulimeve ditore politike ose e dhënies së pikëve politike. E ardhmja e qytetarëve, e gjeneratave aktuale dhe të ardhshme është shumë më e rëndësishme se karriera e cilitdo politikani dhe duhet të tejkalohen dallimet edhe personale edhe ideologjike në pjesën e marrjes së vendimeve të tilla, pasi ky është obligim i të gjitha partive politike dhe të gjithë deputetëve në Kuvend”, potencoi Kovaçevski në deklaratën për MIA-n të dhënë pas takimit me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në Bratisllavë.

Kovaçevski thotë se është optimist racional dhe se beson në realizimin e qëllimit – anëtarësimin në BE.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

INFO

NA NDIQ