Kovaçki: Ministrja e Mbrojtjes ishte në psikiatër dhe është nën sedativë! Petrovska: Shihemi në gjyq

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/03/2023

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki ka deklaruar sot në Kuvend se ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska nuk është e aftë për të kryer detyrat e saj në ekzekutiv, përcjell TV21.

Kovaçki thotë se në një raport të specialistit psikiatër të datës 16.02.2023, Petrovska në një periudhë të gjatë është nën sedativë dhe ka ndjesi të pafuqisë.

“Sipas specialistit psikiatër, në statusin psikik të ministres, e cila vet, vullnetarisht është lajmëruar dhe vullnetarisht ka realizuar kontrollet psikike, konstatohet se ka proces të ngarkuar mendimesh, përveç të kësaj gjendje të uljes së funksioneve kognitive, ministres i është shkruar edhe terapi sedative, respektivisht tre muaj është nën sedativë”, tha mes tjerash Kovaçki.

Ai shton se kjo gjendje e minsitres paraqet pengesë për marrje të certifikatit të sigurisë. TV21

“Sipas Ligjit për Informata të klasifikuara të Maqedonisë së Veriut, respektivisht Dekretit për sigurim të personave shfrytëzues të informatave të klasifikuara, neni 4, pika 13, nuk mund t’i jepet certifikatë personit që vuan nga gjendja mentale apo emocionale që mund të shkaktojë mungesë të konsiderueshme të gjykimit dhe besueshmërisë dhe mund ta bëjë personin, qoftë edhe pa qëllim, rrezik potencial për siguri, që caktohet në bazë të dokumentit mjekësore”, tha Kovaçki.

Minsitrja Petrovsak tha se edhe psiqikisht është e shëndoshë dhe e qëndrueshme. Ajo pohoi se ekziston një raport i tillë mjekësorë për shëndetin e saj, por që sipas Petrovskës, raporti është pikërisht për shkak të gjendjes së saj si pasojë e dy gënjeshtrave që Kovaçki ka bërë në lidhje me personalitetin e saj.

“Atë që e lexuat është pjesë e nxjerrë nga ekspertiza dhe ka të bëjë me sjellejn time për gënjeshtrën tuaj të pacipë që e bëtë para disa muajve. Arsyeja për hidhërimin tuaj dhe pafuqinë për tu përballur me padinë, është ajo që iu detyron të dilni në këtë foltore dhe ta lexoni për këtë. Për atë që shkruan në atë ekspertizë dhe se çka e ka shkaktuar sjelljen time të tillë, kuptohet se do të shihemi në gjyq”, tha Petrovska.

Petrovska në përgjigjen e saj tha se ndaj Kovaçkit gjithashtu do të paraqesë padi në lidhje me siç tha ministrja, dezinfomratën se në Kosovë janë arrestuar pjesëtarë të inteligjencës ushtarake./tv21.tv

TË FUNDIT
3 orë
Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë
3 orë
Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku
4 orë
Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim
4 orë
‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues
6 orë
Arrestohen dhjetë persona pas përleshjes masive në Karposh dhe në Qendrën Klinike

ME TE LEXUARA

9 orë
Tetovë, në fund të muajit nis vendosja e semaforëve në bulevardin “Bllagoja Toska”
18 orë
Mumiet e fshatit Likovë, rasti i rrallë në vendin tonë dhe më gjerë
12 orë
Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi
9 orë
Spasovski ja çfarë thotë për Qeverinë e re VMRO-VLEN-ZNAM
18 orë
Milloshoski: LSDM dhe BDI kanë lënë një buxhet me një nivel shumë të ulët
11 orë
Dorëzohet në Kuvend përbërja e re e Qeverisë, pritet caktimi i seancës
9 orë
Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

LEXO MË SHUMË

IMG_3310

Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë

Screenshot_2024-06-19-00-12-33-792_com.facebook.katana-edit

Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku

Arben Taravari

Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim

Mickoski

‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues

MVR-polici-a-1-750x430-1-1

Arrestohen dhjetë persona pas përleshjes masive në Karposh dhe në Qendrën Klinike

IMG_3305

Nga shtatori shtrenjtime ekstreme të çmimeve të shërbimeve noteriale

dacic

Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

Oliver spasovski

Spasovski ja çfarë thotë për Qeverinë e re VMRO-VLEN-ZNAM

tetova

Tetovë, në fund të muajit nis vendosja e semaforëve në bulevardin “Bllagoja Toska”

INFO

NA NDIQ