Kovatçev: Shkupi të hjekë emërtimin “okupatori fashist bullgar”

0

Sofja dhe Shkupi po vazhdojnë të mos gjejnë gjuhën e përbashkët për historinë, edhe përkundër firmosjes së marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Komisionet e historianëve midis dy vendeve kanë ngecur me vazhdimin e mbledhjeve të përbashkëta për të gjetur kompromisin dhe hartimin e një historie që do të respektonte të kaluarën e të dyja etniteteve, përcjell INA.

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovatçev shpreh një shqetësim për trajtimin historik në Maqedoninë e Veriut për periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

“I propozoj qeverisë në Shkup të gjitha pllakat dhe monumentet që thonë “okupatori fashist bullgar” të ndryshohen në “pushtuesi nazist gjerman i Mbretërisë së Jugosllavisë dhe administrata e përkohshme bullgare e përbërë kryesisht nga maqedonas”, theksoi eurodeputeti bullgar.

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani tha se kjo çështje i përket komisioneve dhe historianëve dhe se ata duhet të gjejnë zgjidhjet e duhura. (INA)