Kovid-19 në Maqedoni, 205 të infektuar, 336 të shëruar, 6 kanë ndërruar jetë

0

Ka vijuar rritja e rasteve me koronavirus gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo shifrat janë rritur për shkak të rritjes edhe të testimeve, përcjell INA.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 205 të infektuar me koronavirus Covid19, nga 1728 testime të realizuara.

Sipas komunave, Shkupi vijon të jetë me numrin më të lartë të të infektuarëve edhe ate 60 veta gjatë 24 orëve të fundit. Më pas vijojnë këto komuna: Sveti Nikollë-29, Gostivar-23, Dibër-17, Kumanovë-13, Shtip-10, Prilep-2, Tetovë-13, Strugë-12, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-1, Strumicë-1, Krushevë-1, Probishtip-2, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1 Berovë-1, Kërçovë-7 dhe Resnjë-3.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 336 persona të shëruar nga virusi korona. Shkup-113, Kumanovë-28, Dibër-8, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-40, Strugë-52, Veles-1, Ohër-57, Kavadarc-1, Gostivar-8, Kriva Pallankë-4, Koçan-1, Probishtip-1, Vallandovë-2 dhe Resnjë-4. Ndërsa gjashtë persona kanë humbur betejën me korona virusin, prej të cilëve 4 nga Shkupi dhe 2 nga Gostivari.