Kovid-19 në Maqedoni, ja sa raste gjatë 24 orëve të fundit

0

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se 24 orët e fundit janë kryer 1188 testime dhe se janë regjistruar 85 raste të reja të të infektuarëve me Covid-19.

Sipas të dhënave të publikuara: 32 raste janë në Shkup, 9 raste në Kumanovë, Dibër 3 raste, Shtip 9 raste, Gostivar 7 raste, Kërcovë 7 raste, Manastir 4 raste, Kavadar 6 raste, Tetovë 1 rast, etj.

Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik 45 pacientë janë shëruar edhe atë 13 nga Tetova, 3 nga Manastiri, 13 nga Shën Nikolla, 7 nga Kërcova si dhe nga një nga komunat e tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë ndërruar jetë, prej të cilëve dy nga Shkupi 72 dhe 84 vjec, një 62 vjecar nga Dibra dhe një 66 vjecar nga Shtipi.
Nga fillimi i pandemisë numri i të prekurve është 11839, mbi 7600 janë shëruar, dhe 527 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 3648 raste aktive. (INA)