KPK i reagon kryeministrit Kurti për sulmin në Banjskë të Zveçanit

INA
INA

23/12/2023

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se edhe pse kanë kaluar tre muaj Prokuroria e Shtetit ende s’ka shpalluar aktakuzat për sulmin terrorist në Banjskë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate “reagon me indinjatë ndaj deklaratave të sotme të Kryeministrit të Kosovës, sipas të cilit, kinse, Prokuroria i Shtetit nuk ka ngritur aktakuzë të shumta për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Me këtë rast, KPK-ja thekson se, Prokuroria Speciale, në përputhje me ligjin, operon si një institucion i pavarur dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet e sundimit të ligjit për mbledhjen e fakteve.

Gjithashtu, Këshilli, shprehet qartë edhe njëherë se, kjo prokurori kompetente është gjithmonë në dispozicion për të ndarë informacionin e nevojshëm me publikun dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, duke pasur parasysh gjithnjë parimet e mbrojtjes së informacionit dhe hetimeve aktuale.

Rrjedhimisht, KPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lejojë të gjitha organet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe autorizimet e vlefshme në vend dhe se këto deklarata i quan paraqitje publike të ricikluara të Kryeministrit që kanë përmbajtje tendencioze ndaj institucionit të Prokurori të Shtetit dhe bazohen në veprime jokorrekte, joetike, të padinjitetshme dhe mbi paragjykime dhe hamendësime të shpeshta, të cilat po bëhen në secilin rast që atij dhe anëtarëve të kabinetit të tij iu jepet mundësia.

Përmes këtij reagimi publik, KPK-ja i bënë thirrje Kryeministrit Kurti që të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese, siç është Prokurori i Shtetit, për të tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe punën e prokurorive dhe prokurorëve të shtetit, ngaqë si të tilla përbëjnë shkelje të patolerueshme në punën e pavarur të institucioneve prokuroriale.

Prandaj, KPK-ja, përfundimisht, dënon keqpërdorimin e fjalës së lirë nga ana e Kryeministrit Kurti, duke potencuar se sistemi prokurorial nuk do të ndikohet këto deklarata që vijnë nga qarqet e larta politike, por si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Gjatë konferencës ku paralajmëroi për sulme të reja, Kurti ka kritikuar Prokurorinë, duke thënë se ajo duhet ta japë përgjigjen se kur do të bëhen publike hetimet për sulmin terrorist në Banjskë.

“Nuk ka informacion të Qeverisë së Kosovës, të institucioneve lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, nuk ka që nuk i është dhënë Prokurorisë së Shtetit. Sot janë bërë 3 muaj prej se është kumtuar urdhri për sulmin terrorist që e vrau heroin Afrim Bunjaku. 3 muaj kur është kumtuar urdhri dhe ky informacion ndodhet tashmë edhe te prokuroria. Ka pa numër fakte dhe dëshmi materiale që janë më së të mjaftueshme për të ngritur aktakuzat për sulmin në Banjskë. Në përgjithësi, viti i kaluar ishte vit i barrikadave dhe llogoreve paraushtarake. Ky vit ishte vit i sulmeve terroriste dhe paraushtarake. Po ka shpërputhje shumë të madhe mes informacionit, fakteve, dëshmive e argumenteve në njërën anë dhe aktakuzave e proceseve gjyqësore në anën tjetër. Për pasojë edhe të njerëzve që janë prapa grilave. Është numër mino. Dhe ky hendek s’mund të mbushet nga Qeveria e Kosovës, i takon Prokurorisë së Shtetit. Andaj edhe pyetja duhet të jetë Prokurorinë e Shtetit. Unë jam këtu për të ndihmuar, por ata janë aty për të punuar. S’mund ta ndihmoj dikë që s’punon. Mund ta ndihmoj dikë vetëm që punon”, tha Kurti për Prokurorinë.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

gresa behluli shkurte fejza

Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë

policia-kosoves

Raportohet për shpërthim tek ‘Tre Rrokaqiejtë’ në veri, policia jep detaje

INFO

NA NDIQ