KPMD ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi për grupin “Lev Tahor”

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/02/2022

Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi të grupit fetar “Lev Tahor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti, sipas Komisionit, zhvillohet në bazë të origjinës, fesë dhe besimit në fushën e qasjes në mallra dhe shërbime.

Nga Komisioni thonë se tashmë kishte inspektuar dhe takuar një përfaqësues të grupit “Lev Tahor”, duke identifikuar disa shkelje të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“KPMD do t’u dërgojë një kërkesë për deklaratë diskriminuesve të mundshëm dhe në këtë mënyrë do t’ua kalojë barrën e provës këtyre personave. Në rast se diskriminuesit e mundshëm nuk dëshmojnë të kundërtën, KPMD do të konstatojë diskriminimin dhe nëse nuk zbatohen rekomandimet do të iniciojë procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatë.

KPMD, siç thuhet në njoftim, ka përcjellë raportimet e mediave, si dhe deklaratat e organizatave joqeveritare për ngjarjet në Kumanovë, ndërsa pas kontrollit ka konstatuar se nuk ka pasur sulm fizik nga qytetarët kundër grupit, por informacioni që u përhap në media ka qenë i rremë.

Komisioni vlerëson se media të caktuara duhet të bëjnë hulumtimin e tyre para publikimit të lajmit, me çka do të parandalohet përhapja e lajmeve të rreme për natyrën e grupit dhe ngjarjet në Kumanovë. Komisioni thekson se informacioni i paverifikuar shkakton dëme shtesë për grupin, dezinformon publikun dhe forcon praktikat diskriminuese në shoqërinë tonë.

TË FUNDIT
45 minuta
Konjufca uron Gashin: Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku
47 minuta
Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares
54 minuta
Qoku: Në Parlament do jetë i përfaqësuar programi i Vetëvendosjes
1 orë
Zgjedhja e Gashit për kryeparlamentar, Taravari përcjell një porosi
2 orë
Kush është Afrim Gashi-kryeparlamentari i ri i Maqedonisë së Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Si nisi sherri që përfundoi me vrasje mbrëmë të rruga e Plastikave? – Ende s’janë kapur autorët
7 orë
Shaqiri: Është obligim moral i Fronti Evropian që të mbështes Gashin për kryetar të Kuvendit
23 orë
VMRO kërkon përgjegjësi për sallat kirurgjike, thotë se ministri Demiri nuk e ka idenë se çfarë po ndodh
5 orë
Apasiev: Nuk mbështesim kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit
1 ditë
Banorët e Kumanovës ende pa ujë të pijshëm, presin rezultatet e analizave
19 orë
28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën, ja kush alarmon
47 minuta
Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares
1 ditë
KSHZ ende në seancë pas ankesës së Frontit Evropian
7 orë
Aziri: Koalicioni eventual me VMRO-së dhe VLEN-it, nënkupton krizë të thellë politike

LEXO MË SHUMË

glauk Konjufca VLEN

Konjufca uron Gashin: Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku

policia-714x420

Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares

bekim qoku kuvend

Qoku: Në Parlament do jetë i përfaqësuar programi i Vetëvendosjes

vlen kuvend qoku kasami gashi taravari mexhiti

Zgjedhja e Gashit për kryeparlamentar, Taravari përcjell një porosi

Afrim Gashi

Kush është Afrim Gashi-kryeparlamentari i ri i Maqedonisë së Veriut

Palestina gaza

Spanja, Irlanda e Norvegjia njohin Palestinën! “tërbohet” Izraeli

Afrim Gashi

Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

bdi kuvend

Deputetët e “Frontit Evropian” braktisën Kuvendin pas verifikimit të mandateve

kuvendi parlamenti

Parlamenti verifikoi mandatet e 118 deputetëve

INFO

NA NDIQ