Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte mbi 28.32%, sipas KQZ-së.
Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Të drejtë vote kanë mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.