​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Picture of INA
INA

24/02/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të mërkurën do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike, ku procesi zgjedhor u zhvillua fizikisht nga diaspora më 8 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se bëhet fjalë për më shumë se 15 mijë fletëvotime nga ky proces.

Ai shtoi se në ditët në vijim pritet të nisë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura nga jashtë Kosovës.

Gjatë konferencës për media në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Elezi theksoi se skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para nisjes së numërimit të votave me kusht.

“Skanimi na ndihmon të sigurohemi që askush nuk ka votuar dy herë, si në vendvotimin e rregullt ashtu edhe në atë me kusht. Pasi të përfundojë ky proces, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga votimi jashtë Kosovës”, deklaroi Elezi.

Tutje tha se po punohet që rezultatet përfundimtare të shpallen sa më shpejt, edhe para afatit të planifikuar.

“Në zgjedhjet e kaluara, KQZ-së i janë dashur rreth 18 ditë nga dita e zgjedhjeve për të shpallur rezultatet përfundimtare. Për këtë proces zgjedhor, shpallja është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars 2025, ndërsa certifikimi deri më 18 mars”, tha ai.

Lidhur me votimin nga jashtë Kosovës, Elezi bëri të ditur se nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të pranuara, janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërsa rreth 4,900 janë refuzuar.

“Pakot janë refuzuar për disa arsye, si dërgimi nga persona të cilët janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, mungesa e dëftesës së regjistrimit, dërgimi i njëjtës pako më shumë se një herë ose përfshirja e më shumë se një fletëvotimi në një pako”, sqaroi ai.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 104,924 shtetas të regjistruar për të votuar nga jashtë, 84,600 kishin zgjedhur të votonin përmes postës dhe 20,324 në përfaqësitë diplomatike.

Në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15,352 qytetarë, ndërsa përmes postës janë pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

TË FUNDIT

Një sekondë shpëton jetën e Gjesti-t në BBVA

Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

Letër e hapur nga Shoqata shqiptaro-amerikane për ambasadoren Ageler, mbi tragjedinë në Koçan, tensionet etnike dhe manipulimin politik të kësaj tragjedie

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË