Krahasimi me Pele, Mbappe jep përgjigje pa doreza

0

Kylian Mbappe ishte padyshim njeriu i ndeshjes përballë Argjentinës, me yllin francez, që shënoi dy herë në fitoren 4-3 që Franca mori kundër “Albicelesteve”. Pas ndeshjes, Mbappe mësoi dhe rekordin e tij, me 19 vjeçarin që u bë i dyti adoleshent që realizon dy herë brënda një ndeshjeje në një Kupë Botë. Në krahasimin me Pele, Mbappe u shpreh.
“Jam shumë i lumtur dhe është kënaqësi të jem adoleshent i dytë [për të shënuar dy herë në një ndeshje të Kupës së Botës] pas Pele por le t’i vendosim gjërat në kontekst: Pele është një kategori tjetër. Por është mirë të jesh në mesin e këtyre njerëzve. Siç e kam thënë gjithmonë, në një Kampionat Botëror ju jeni të gjithë lojtarë të nivelit të lartë, kështu që është një mundësi për të treguar se çfarë mund të bëni dhe cilat janë aftësitë tuaja. Nuk ka vend më të mirë se një Kupë e Botës”.-deklaroi Mbappe pas ndeshjes.

Mbappe është bërë edhe adoleshenti i parë që shënon 3 gola në një turne të Kupës së Botës, që nga Michael Oëen për Anglinë në vitin 1998.