Krasniqi i drejtohet Kurtit përmes një video-mesazhi: Qytetarët po e kërkojnë ta dinë tregimin e plotë për aferën Martin Berisha

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/01/2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një video-mesazhi i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, lidhur me aferën e raportuar ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Krasniqi përmes këtij video-mesazhi të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook ka drejtuar një sërë pyetjesh ndaj Kurtit.

“Mbi dy milionë euro i janë dhënë nga një kompani e energjetikës sllovene me degë në Serbi, mikut të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berishajt që e emëruan ambasador të Kosovës në Kroaci dhe i cili tërhoqi miliona euro kesh, para këto që nuk dihet se ku shkuan. Kjo aferë e Martin Berishajt, e raportuar në media ndërkombëtare, ngre dyshime serioze për Qeverinë e Kosovës. Si mund të flitet për respektimin e shtetit të së drejtës, ndërkohë që përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë përfshihen në afera të tilla financiare dhe ata mbrohen nga krerët e shtetit? Si ndikon ky skandal në imazhin e shtetit tonë, tani kur jemi në prag të liberalizimit të vizave dhe kur kemi aplikuar për anëtarësim në BE?”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, po ashtu se qytetarët me të drejtë po e kërkojnë të vërtetën dhe ata duhet ta dinë tregimin e plotë.

I pari i PDK-së, po ashtu i kërkoi sqarim Kurtit se si e mori nënshtetësinë e Kosovës për një ditë dhe më pas u bë ambasador.

“Kryeministër, qytetarët me të drejtë po pyesin dhe ti duhet të përgjigjesh: Si u bë që Martin Berishaj për një ditë e mori nënshtetësinë e Kosovës e të nesërmen u emërua ambasador në Kroaci? Si e kaloi Martin Berishaj verifikimin e sigurisë nga institucionet përgjegjëse të Kosovës? Si është e mundur që qeveria po e mbron Martin Berishajn me kaq besnikëri në vend se ta shkarkoni e ta sjellni në Kosovë për hetime serioze? Cka dini ju për pohimet se milionat e Martin Berishajt janë përdorur për fushata zgjedhore në Kosovë? A mori GEN-i, me degë në Serbi kontrata në Kosovë si ‘shpërblim’ në këmbim që ia dha Berishajt?”, ka thënë ai.

Krasniqi po ashtu e pyeti se pse Kurti është duke heshtur për këtë skandal.

“Dhe më e rëndësishmja: Kryeministër pse po heshtë për këtë skandal dhe pse po e mbron kaq shumë bashkëpunëtorin tënd të ngushtë, ambasadorin Martin Berishaj? Ju keni premtuar se do ta luftoni korrupsionin, e tash ndodheni në mesin e një skandali rajonal të korrupsionit. Po vepron si një struc kryeministër, duke e zhytë kokën në rërë dhe duke pritë që ky problem disi do të kalojë. Por, këtë herë nuk do t’ia dalësh duke heshtur. Qytetarët po e kërkojnë të vërtetën dhe ata meritojnë ta dinë tregimin e plotë për aferën Martin Berishaj”, ka thënë Krasniqi.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/videos/1207924986508170/

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË