Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi gjatë vizitës së tij në Prishtinë ka zhvilluar një takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Gashi në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit të RMV-së, Hysni Ismaili, ministri i Administratës dhe shoqërisë informatike, Admirim Aliti dhe deputetja Safije Sadiku-Shahini.
“Kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, mikun tim Memli Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë.
Biseduam për momentin politik të cilin po kalon Kosova, në kontekst të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona, por edhe mes dy subjekteve tona politike.
E përgëzova z. Krasniqi për angazhimin politik të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa morëm mirënjohje për rolin e Alternativës për fuqizimin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
AlternAtivA do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë faktorët politik, me qëllim fuqizimin e interesave të shqiptarëve në rajon”, ka theksuar Gashi. (INA)