Krasniqi kërkesë ndërkombëtarëve: Ndalojeni urgjentisht ndërhyrjen e Serbisë në territorin e Kosovës

Picture of INA
INA

24/09/2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është shprehur i tronditur me vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e një tjetri.

Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se në këto momente qëndrojnë të bashkuar dhe në përkrahje të policëve.

“Jam i tronditur nga lajmi për vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e një tjetri, sot në pjesën veriore të Kosovës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së policit të rënë në detyrë, ndërsa policit të plagosur i uroj shërim sa më të 

“Sot, në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë, të cilët, përkundër sfidave ditore e sulmeve të bandave kriminale të kontrolluara nga Beogradi, po mbrojnë sovranitetin shtetëror në pjesën veriore të shtetit tonë”, ka shkruar ai.

Teksa, ka kërkuar nga të gjitha organet e rendit që të nisin hetime të plota për të sjellur drejtësinë.

“Ftoj të gjithë që ta dënojnë fuqishëm këtë sulm kriminal kundër Policisë së Kosovës, që është sulm direkt kundër shtetit të Kosovës. Kërkoj nga organet përgjegjëse që hetimet e plota të bëhen sa më shpejt dhe përgjegjësit të sillen para drejtësinë për të marrë dënimet meritore”.

Krasniqi, kërkesë ndaj ndërkombëtarëve pati që të mos lejohet hyrja e Serbisë në territorin e Kosovës.

“Po ashtu, ftoj partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që të dënojnë qartë sulmin dhe t’i kërkojnë Serbisë urgjentisht ndalimin e ndërhyrjeve në territorin e Kosovës dhe provokimit të mëtejmë të situatës”.

“Në të njëjtën kohë, apeloj tek të gjithë qytetarët për vigjilencë e vetëpërmbajtje, sepse përshkallëzimi i situatës në veriun e vendit tonë i konvenon vetëm Serbisë dhe bandave kriminale nën kontrollin e saj”.

TË FUNDIT
7 orë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur
15 orë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit
1 ditë
Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti
2 ditë
Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë
2 ditë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ME TE LEXUARA

15 orë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit
7 orë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240721_232714

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

ujmani

Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit

arianit koci

Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

albulena haxhiu

Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ganimete musliu

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

faton hajrizi

VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij

ardita sinani ragmi mustafa

Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

INFO

NA NDIQ