​Krasniqi për qeverinë e re: Nëse s’mundet Kurti, mundet Hamza

Picture of INA
INA

11/04/2025

Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë të legjislaturës së nëntë.

Alsat
Menu
Switch skin
Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë të legjislaturës së nëntë.

Aty u pa edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili është pyetur nëse kanë marrë ftesë për ndonjë takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, derisa shtoi se po presin nëse ai mund ta themelojë qeverinë e re.

“Kushtetuta e pareshe me 15 me u konstituuar Kuvendi. Nuk është nevoja me votu gjithsesi ne, krejt çka na presim është që me 15 me u propozuar kryetari i Kuvendit, ne me i propozuar nënkryetaret. Pse me duhet ne me votu kryetarin e Kuvendit, kryetari nuk është telashe me i bë 61 vota. Unë veç shpresoj që do të këtë respektim së pari të vullnetit qytetar, votës së qytetarit, Kushtetutës së Kosovës. Të martën partia e parë me propozu kryetarin e Kuvendit, kjo është me rëndësi me ndodh. Në momentin që ndodh kjo jam i bindur se nuk ka as një telashe për t’u bërë 61 vota”, tha ai.

Ai shtoi se nëse Kurti dështon ta themeloi qeverinë e re, ata si partia e dytë janë të gatshëm.

“Është një radhë shumë normale e legjitimitetit që në një rast që i pari dështon, atëherë i dyti merr mandatin. Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të Kurti, si i pari në këto zgjedhje, me na ftuar neve për me mandatau. Ne e kemi të mandatuar Bedri Hamzen. Jam i bindur që është përtej një figure partiake politike, një figurë e pranueshme edhe për partitë tjera politike dhe qytetarë në përgjithësi, pa dallim të votave që i kanë dhënë më 9 shkurt. Kishim me arrit me i vendos interesat e vendit përtej interesave dhe kërkesave partiake që mund t’i kenë partitë”, deklaroi kreu i PDK-së.

Ai derisa hynte në Kuvendin e Kosovës, është pyetur edhe sa i përketë pozitës së presidentes.

“Është shumë herët me fol për presidente 11 muaj, mandat i kanë mbet presidentes aktuale. Sikur të merrshin vesh shpejt për të formuar një qeveri të re të udhëhequr nga Bedri Hamza, ma merr mendja që në proces janë 10-11 muaj të cilat do të sjellë një situatë të re”, u shpreh ai.

Gjatë ditës së djeshme si deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë regjistruar deputetët e zgjedhur nga partia e parë që doli në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

TË FUNDIT

G Bani: Ja pse hyra në Big Brother VIP Albania

Mexhiti: Nuk shoh nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kreshnik Bekteshi mbetet në paraburgim, regon BDI: Po shkelet çdo parim

Adnan Azizi i përgjigjet BDI-së: Nuk ka nevojë për zgjedhje parlamentare, do të pësoni debakël në zgjedhje lokale

Snopçe: Gostivarin e fitojmë edhe nëse BDI-ja bëhet bashkë me VLEN-in!

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË