Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në ShBA ka takuar të dërguarin e posaçëm të këtij shteti për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Krasniqi tha se me Escobar floën për zhvillimetaktuale politike në Kosovë e rajon.
“Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke”, u shpreh Krasniqi.
Tutje, ai tha se për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit.
“Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, tha Krasniqi.
Kujtojmë se Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/702576081241125