Kredi e shpejtë me të dhëna personale të vjedhura, pas kontrolleve masive të Ministrisë së Financave dënohen 5 kompani

INA
INA

02/10/2023

Kreditë e shpejta të cilat po i japin disa kompani financiare po i rrjepin qytetarët me kamatat e larta. Shembull është një qytetarë i cili është ankuar te Avokati i popullit se për një kredi që ka marrë prej 30 mijë euro, duhet të kthej 60 mijë euro.

“Kemi situatë, një qytetar erdhi në zyrën time, i cili për 30 mijë euro që i ka marrë, duhet të kthejë 60 mijë euro. Sipas mendimit tim, këta janë fajdexhinj të ligjshëm, gjë që është ndalur me ligj”, tha Jovan Andonovski, zëvendës i Avokatit të Popullit (31/10/2022) .

E raste të tilla ka me bollëk.

Por, përveç kësaj, këto kompani financiare po miratojnë kredi të shpejta për disa mashtrues të cilët po apikojnë me të dhëna personale të vjedhura. Mashtruesit po arrijnë me vetëm një “alo” të marrin kredi, të cilat më pas duhet të kthehen nga qytetarë të pafajshëm.

Portali sdk.mk shkruan se pas ankesave të shumta te Avokatin e Popullit, Ministria e Financave filloi të kontrollojë të gjitha kompanitë e regjistruara.

Avokati i Popullit është njoftuar me shkrim nga Ministria se tashmë ka dënuar 5 kompani financiare me ndalim të punës dhe se vazhdon me hetime, me fokus miratimin e kredive përmes tregtarëve – ndërmjetësve të kredisë, sepse aty janë abuzuesit më të mëdhenjtë me të dhëna personale.

Ministria e Financave është në finalizimin e Rregullores që do të ndalojë plotësisht dhënien e kredive të tilla me telefon ose me email, pa praninë fizike dhe identifikimin e aplikantit. .

Financat po hartojnë një Rregullore për rrezikun e kredisë dhe bashkë me të ndër të tjera do të ndalojnë edhe miratimin e kredive online. Do të kërkohet identifikimi i detyrueshëm i aplikantit dhe do të ndalohet ndryshimi i të dhënave personale në internet, që do të thotë se do të kërkohet prania fizike.

Mijëra qytetarë, për shkak të lehtësisë së marrjes së parave, janë zhytur deri në fyt në borxhe për shkak të këtyre kredive.

Edhe pse në reklamat e këtyre kompanive thuhet se kamata e kredisë është 0%, megjithatë nëse e vonon kredinë 7 ditë, duhet të paguash shuma marramendëse e deri në përmbarues.

Gazetarja: Nëse marr më shumë p.sh. 30 mijë denarë?

-Atëherë ka kamatë.

Gazetarja: Si shkon me kamatën nëse nuk arrijë të paguaj më 1, por paguaj më 5,6 ose 7 ose më vonë?

-Ke 5 ditë grej periudhë që mund të vonohesh dhe nuk ke dënim, sepse çdo javë vendosin kamatë 2,5%.

Gazetarja: Për 30 mijë denarë sa duhet të paguaj në muaj?

-Ke për 3, 6 dhe 9 muaj!

Gazetarja: Për 9 muaj?

-6426 denarë kësti në muaj.

-Gazetarja: E nëse nuk e paguan në kohë nuk arrin? Sa dënim paguaj p.sh.?

-Çdo të 7 ditë nga 750 denarë plus”.

Njohës të fushës së financave dhe ekonomisë shpesh bëjnë apele që qytetarët të kenë kujdes me kreditë e shpejta sepse kanë më shumë harxhime dhe shumë shpejt mund të vijnë në situatë nga e cila vështirë të dalin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

“Tentativa të tjera për të vrarë Liridonën”- Lala befason me deklaratën: Ja pse nuk i besoj babait të Naimit!

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Prokuroria do hetojë lidhjet e tij me Pacollin”, eksperti: Divorci dhe transaksionet, çfarë fsheh Naim Murseli

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

Talat Xhaferi

Xhaferi: Festat kombëtare na tregojnë se duhet të ruhet trashigimia shpirtërore

Carshia-e-Shkupit

Maqedoni/Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit

INFO

NA NDIQ