Kredia hungareze 500 milionëshe/ Qeveria miraton vendim që 250 milionë euro t’u vendosën në dispozicion kompanive vendore

Picture of INA
INA

28/01/2025

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme miratoi vendim që 250 milionë euro nga kredia hungareze 500 milionëshe, t’u vendosën në dispozicion kompanive vendore, të cilat mund t’i shfrytëzojnë me interes prej 1,95%, shkruan Alsat.

Vlera maksimale që kompanitë mund të marrin kredi është 10 milionë euro, me afat të kthimit prej maksimalisht 15 vjet dhe grejs periudhë prej 3 vitesh. Ndarja e parave, do të bëhet nëpërmjet bankave komerciale dhe vendore, ndërkaq të drejtë për të aplikuar kanë të gjitha kompanitë.

Paratë, nuk do të mund t’i shfrytëzojnë kompanitë e sektorit të prodhimtarisë dhe tregtisë së alkoolit, përveç birrës dhe verës, por edhe kompanitë për lojërat e fatit.

“Pres ndikim të rëndësishëm për ekonomikë nga këto mjete dhe paratë që vijnë në kohë të krizës, sfidave dhe kushteve të rënduara globale për kompanitë vendore. Këto 250 milionë euro, do t’i forcojnë kompanitë, ndërkaq përfitimin përfundimtar do ta kenë qytetarët, nëpërmjet standardit më të mirë, fuqisë më të mirë blerëse. Kalkulimet tona janë se kjo do të sigurojë punësime të reja dhe punë të sigurt për shumë kompani dhe presim disa mijëra vende të reja të punës”, tha Hristijan Mickoski, kryeministri./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË