Kreditë e shpejta po rrjepin qytetarët! Para zgjedhjeve u premtua se do të merren masa, por asgjë konkrete

Picture of Ina Online
Ina Online

29/01/2025

Pothuajse në çdo cep janë përhapur filiale të parave kesh. Shoqëritë financiare që japin kredi të shpejta, po rrjepin xhepat e qytetarëve të varfëruar. Shumë lehtë mund të arrish deri te firmosja e kontratës, por ato para kthehen shumë vështirë për shkak kamatave të larta. Para zgjedhjeve u premtua se ky fenomen do të zgjidhet.

Ky ishte njëri nga zotimet e Koalicionit VLEN në fushatën parazgjedhore, por akoma mbeti premtim.

Por tani që janë në pushtet kjo çështje sikur u harrua. Krerët e VLEN-it, kërkojnë durim, sepse sipas tyre edhe kredive të shpejta do t’u vijë radha. Pas sa muajsh e pyetëm edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, nëse këto janë “vjedhje legale” pasi që kamatat e kthimit janë shumë të larta, ngjasojnë me mashtrime.

Në Maqedoni janë 35 kompani financiare që japin kredi të shpejta. Sipas të dhënave të publikuara në Regjistrin Qendror, në vitin 2022, kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta kanë realizuar të ardhura totale prej 69.9 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 të ardhurat totale të tyre kanë qenë 49.3 milionë euro. Në vitin 2022, fitimi i tyre total ishte 15.9 milionë euro, ndërsa një vit më parë ishte 10.9 milionë euro.

E deri sa pritet të ndërmerret ndonjë gjë, kreditë e shpejta vazhdojnë të lulëzojnë në Maqedoninë e Veriut. I gjen në çdo cep të qyteteve, ndërsa shpesh kanë shkaktuar jo pak shqetësime, madje edhe me të dhëna të vjedhura. Ato i ka adresuar edhe Avokati i Popullit, duke treguar edhe raste nga më të ndryshmet se si për shembull kur në emër të një personi me paralizë celebrale, janë ngritur pesë kredi të shpejta. Neser Ziberi madje pati apeluar që të shtohen kontrollet nga Ministria e Financave.

TË FUNDIT

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

Hayvan, je je…

Vrasja në Çair, paraburgim për 5 persona

Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

ME TE LEXUARA

1

Hayvan, je je...
1
Vrasja në Çair, paraburgim për 5 persona

LEXO MË SHUMË