Krenar Lloga, ministri që po shkund sistemin e (pa)drejtësisë në Maqedoninë e Veriut!

Picture of ina-online
ina-online

23/11/2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga brenda një periudhe të shkurtër ka ndërmarrë një sërë masash në drejtim të reformave urgjente në sistemin e drejtësisë, duke synuar thyerjen e barrierave që po pengojnë zbatimin e tyre.

Alarmin për këto barriera dhe mosreformim e ka dhënë edhe Komisioni Evropian përmes raportit të fundit. Ministri Lloga thotë se raporti pikërisht i shpreh të gjitha ato shqetësimet që edhe ai si ministër i drejtësisë i ka ngritur që në momentin e parë kur është emëruar si ministër i drejtësisë.

“Jam ministër që nga muaji mars dhe mos harroni se në muajin prill ne patëm ato fenomene shumë të dëmshme që u shfaqën nga Këshilli gjyqësor dhe përskaj këtyre zhvillimeve, degradimi politik vazhdoj si nga bllokada e opozitës ashtu edhe siç notohet dhe është pjesë e notës së BE-së edhe për Qeverinë që është flamuri evropian ku thuhet se është përdorur në vende ku nuk është dashur të përdoret dhe kjo me të vetëm arsye se opozita e mban peshën e fajit se ka bllokuar ligje me mijëra amendamente të cilat nuk është dashur t’i bllokojë”, thekson ministri Krenar Lloga në një bisedë për TV Shenja.

Ai ka thënë se Maqedonia në letër ka bërë reformat, por zbatimi i tyre është ajo problematikja.

Sipas tij, për sistemin e drejtësisë problem mbeten oligarkët dhe shumë njerëz brenda partive politike që minojnë procesin e reformave dhe sistemin.

“Çdokush që është i implikuar në vepra të cilat janë të ndaluara do të blej kohë. Shumë njerëz brenda partive politike e minojnë këtë proces. Por unë mendojë se ekziston vullneti brenda subjekteve politike, por ka segmente edhe brenda pushteti edhe brenda opozitës të cilët janë pjesë e një të kaluare jo të largët të oligarkisë të cilët kanë ngërthyer në kthetrat e veta tre sistemet e drejtësisë. E them dhe e stërthem se në Maqedoni problem mbetet oligarkia”, u shpreh ministri Krenar Lloga.

Lloga ka reaguar edhe për ndryshimet në Kodit Penal, që mundësojnë uljen e dënimit me burgim për zyrtarët shtetërorë, të cilat u kritikuan dukshëm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, raporton REL.

Ministri ka theksuar se këto ndryshime në Kodin Penal nuk kanë ndjekur procedurën të cilën e parashohin konventat standarde ndërkombëtare dhe se është i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i shfuqizoj ato.

“Mund tu shfuqizohen nga ana e gjykatës kushtetuese me arsyen sepse kur janë dërguar për mendim, sepse e thotë procedura e saktë, do të duhet të marrin mendim nga institucionet të cilët preken nga kjo, nuk është pritur mendimi për këto ndryshime, dhe nuk janë këto ndryshime për të cilat është pyetur institucioni në fjalë qoftë gjyqësori qoftë prokurori dhe janë bërë këto ndryshime brenda natës”, tha LLoga, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese ta rrëzoj dhe kjo fitore e cila sot po festohet të kthehet mbrapsht dhe lëndët do të kthehen aty ku e kanë vendin.

“Këtë proces e minon të gjithë përfshirë edhe personin i cili sot gjendet në listën e zezë të SHBA-së, Orce Kamçev”, tha më tej Lloga.

Ai së fundi ka ndërrmarrë nismat për reforma për të cilat po këmbëngul e që janë në tri shtyllat e drejtësisë.

Lloga thekson se ajo që ai ka propozuar dhe që është shpresë për sistemin e drejtësisë dhe kthimin e shtetit e së drejtësisë është Këshilli i ri Gjyqësor, Prokurori i ri dhe AKMIS.

“Është trekëndëshi i cili do na kthen në binaret e drejtësisë. Do të bëj çmos që kjo të kalojnë është një armik i padukshëm përveç atij të dukshëm që duket siç është VMRO”, nënvizon ministri Lloga.

Sipas tij, në Maqedoninë e Veriut janë dy procese të rëndësishme që kanë dështuar, një ka qenë procesi i lustrimit, dhe procesi i dytë që ka qenë dështimi i prokurorisë publike.(INA)

TË FUNDIT
4 minuta
Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz
1 orë
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
1 orë
Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!
1 orë
Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni
2 orë
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
4 minuta
Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz
20 orë
Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu
4 orë
Arrestohet kumanovari në Tetovë, ka tentuar ta sulmojë gruan e tij
1 ditë
Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti

LEXO MË SHUMË

Aeroporti-i-Shkupit-780x439-1-750x430-1

Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz

qytetare-1280x899

Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta

Prokuroria

Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!

treni stacioni hekurudhor shkup

Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni

vmro

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

kredite denar

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

ixhet memeti

Ixhet Memeti nuk ka imunitet

uji-vardar

Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij

Polici-a-2-750x430

Shoferi 32 vjeç nga Kërçova humbi jetën në aksident trafiku

INFO

NA NDIQ