“Krenarbëria” për herë të parë jepen çmime për krijimtarinë Arbëreshe (FOTO)

ina-online
ina-online

29/02/2024

Këtë të mërkurë, me datë 28 shkurt, në orën 11.00, në mjediset e “Europe House” në Tiranë do të mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimit: “Krenarbëria: Rrëfime arbëreshe”.

Konkursi “Krenarbëria” organizohet për herë të parë në Shqipëri, si nismë e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) për të stimuluar të rinjtë arbëreshë për përdorimin e gjuhës arbëreshe në krijimtarinë letrare.

Edhe pas gjashtë shekujsh të shkëputur prej trungut amë, arbëreshët vijojnë të shkruajnë në arbërisht dhe për këtë qëllim, konkursi “Krenarbëria”, veç të tjerash, synon të evidentojë dhe të motivojë emrat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore arbëreshe.

Këtë vit konkursi ishte i fokusuar në zhanrin e prozës së shkurtër dhe pati si bosht tematik, qasjen: “Prej nga lart dukej bota”, e cila rikrijon në mënyrë imagjinare topografinë e ngulimeve kryesore arbëreshe, të ngritura në maja malesh e kodrash dhe ndihmon në fokusimin e reflektimeve mbi marrëdhëniet mes botës arbëreshe dhe asaj përreth.

Në ceremoninë e parë të ndarjes së çmimeve do të jepet çmimi i parë dhe disa vlerësime speciale mbi prurjet e të rinjve arbëreshë, të cilat janë përzgjedhur pas një pune të gjatë konsultative të një jurie të përbërë nga studiues të Qendrës dhe anëtarë të komuniteteve arbëreshe në Itali.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia gjermane gjermani

Shqiptari (23) arratiset nga policia gjermane me 200 km/h

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

policia italiane

Kërkohej nga Italia, shqiptari arrestohet në aeroportin e Valencias

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

ilir ikonomi

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’

zvicer zurich cyrih

Universiteti i Cyrihut tërhiqet nga renditja ndërkombëtare e universiteteve

zvicer-1

Gjeneva mund të kërkojë taksi elektrike nga viti 2030

euro

Sa do të rriten pagat në eurozonë?

INFO

NA NDIQ