Krerët e Bashkësive Islame të Shqipërisë dhe Kosovës urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

ina-online
ina-online

10/03/2024

Besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin nesër Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, përmes rrjeteve sociale uron të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.

“E lusim Zotin të na e bëjë këtë muaj paqe e begati!”, uron Spahiu.

Agjërimi gjatë Muajin e Madhnueshëm të Ramazanit është detyrim për çdo besimtar mysliman.

Sipas Kuranit, çdo besimtar mysliman është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Besimtarët nuk hanë ushqim dhe nuk pinë ujë deri në perëndimin e diellit, duke iu përkushtuar vetes edhe më shumë se zakonisht, adhurimit të Zotit dhe frenimit të egos.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit, duke uruar që agjërimi i tyre të pranohet dhe duke u lutur për ndaljen e konflikteve në mbarë botën.

Muaji i Ramazanit nis më 11 mars, por data e nisjes ndryshon në shtete të ndryshme, varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re.

Tërnava tha se ky është muaj i mirësisë e faljes, ku shtohet dashuria për fenë dhe Zotin. Ai tha se agjërimi njëmujor është një adhurim specifik që bëhet vetëm për Zotin.

“Në këtë natë të madhe, në këtë atmosferë hyjnore ftoj besimtarët tanë kudo që janë që këtij muaji të bekuar t’i përkushtohen me bindje, adhurim, sinqeritet dhe solidaritet, duke ruajtur dhe kultivuar lidhjet familjare dhe duke e shtrirë dorën e ndihmës ndaj të varfërve, duke thirrur në forcim të unitetit dhe vëllazërisë dhe duke refuzuar të gjitha format e ndasisë dhe përçarjes mes vete”, tha Tërnava.

Në mesazhin për Ramazan, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës bëri thirrje për ndaljen e konflikteve në botë, duke mos përmendur ndonjë konflikt specifik.

Gjatë Muajit të Ramazanit besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria shton buxhetin për mbrojtjen dhe rrit kapacitetin e armatimit

bajram begaj

Fitër Bajrami, presidenti Begaj mesazh urimi për besimtarët myslimanë: Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë

edi rama

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

bujar spahiu

“Të rinjtë mos të braktisin vendin! Ndalni dhunën ndaj grave”, mesazhi i kreut të KMSH-së për Fitër Bajram (VIDEO)

ilir-meta

VIDEO/ Meta hipën sërish mbi shtyllë: Përshëndetje për ata që menduan se u ngjita me helikopter

tirana shqiperi

734 mijë vizituan Shqipërinë gjatë marsit

shqiponja-me-duar

Shqiptarët e Shqipërisë e duan “bashkimin kombëtar” më shumë se shqiptarët në Kosovë

rexhep xhafa

Një jetë në agjërim, besimtari 76-vjeç tregon se si mbante Ramazan në komunizëm (VIDEO)

INFO

NA NDIQ