Krerët e LEN-it i fillojnë takimet zyrtare në SHBA, takohen me senatoren Joni Ernst

ina-online
ina-online

17/01/2024

Krerët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, bashkë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, në Uashington janë takuar me senatoren Joni Ernst – bashkëkryetare e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit Amerikan dhe Kryetare e Komitetit të Republikanëve për Politikë në Senat.

Sic thuhet në komunikatën e LEN-it, në këtë takim u shpreh qëndrimi i qartë se shqiptarët mbeten të vendosur për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, si opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet në rajon.

“Temë kryesore e diskutimit ishte përshpejtimi dhe finalizimi i integrimit të vendit në BE dhe ndikimet gjeopolitike në rajon. Në këtë periudhë, kur vazhdon tentativa e Serbisë për destabilizimin e Kosovës, nuk duhet lënë hapësirë që kjo të krijojë zona krize në Ballkan, sepse ajo u shërben interesave ruso-serbe, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Liderët e Lidhjes siguruan senatoren Ernst se ky koalicion do të jetë faktori më serioz dhe i vetëm i cili do ta mundësojë integrimin e vendit në BE, me çka do të ndryshohet status quoja e instaluar në njëzet vitet e fundit.
Ditëve në vijim vazhdojnë edhe takimet e tjera të liderëve të Lidhjes me zyrtarë të lartë në Uashington”, thuhet në njoftimin e LEN-it.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

Bojmacaliev

Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

divorc tradheti

Rajoni i Tetovës: Vitin e kaluar 482, para dhjetë viteve tri herë më pak divorce!

bojan mariciq maricic

Mariçiq: Stevo Pendarovski është kandidati me shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane

policia-714x420

Ndalohet një 34-vjeçar nga Shkupi, po transportonte ilegalisht imigrantë

INFO

NA NDIQ