Krerët e opozitës shqiptare takuan ambasadorin e Kosovës, Qehaja

ina-online
ina-online

26/09/2023

Kryetarët e partive të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi (Alternativa), Bilall Kasami (Lëvizja BESA) dhe Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike), sot takuan ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, me ç’rast i shprehën ngushëllimet më të thella për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë.

Njëkohësisht siç thuhet në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen për qeverinë e Kosovës në përpjekjet për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

“Liderët opozitarë përçuan mesazhin se shqiptarët duhet të jenë të unifikuar kundër tendencave ekspasioniste të Serbisë dhe akteve terroriste të dirigjuara nga Beogradi”, thekson komunikata e lëshuar nga këto parti.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

INFO

NA NDIQ