Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, mbetet në paraburgim, ndërsa ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski në paraburgim shtëpiak, ka vendosur Gjykata e Apelit në Shtip.
Nga tetë ankesat e shqyrtuara, thuhet se shtatë prej tyre Apeli i ka refuzuar si të pabaza dhe i ka vërtetuar vendimet e Gjykatës Themelore të Koçanit. Për këtë vendim ka reaguar BDI, nga ku thonë se s prokuroria po vazhdon të shkel çdo parim ligjor, moral dhe njerëzor.
Ja reagimi i plotë:
Vazhdimi i paraburgimit për ish-ministrin Kreshnik Bekteshi, ndërkohë që të tjerët të përfshirë në të njëjtin rast – përfshirë edhe kryetarët e komunave të Koçanit – ndodhen në arrest shtëpiak, është shprehje e pastër e drejtësisë selektive.
Ky nuk është vetëm një standard i dyfishtë ligjor – por një diskriminim i hapur politik, etnik dhe partiak, që përbën fyerje për çdo qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për më tepër, edhe pse dëshmitarët dhe prindërit e viktimave kanë identifikuar qartë fajtorët, vetëm ish-ministri Bekteshi mbahet ende i izoluar për t’i mbajtur në liri fajtorët e vërtetë.
Prokuroria transaksionale dhe pushteti aktual po vazhdojnë të shkelin në mënyrë brutale çdo parim ligjor, moral dhe njerëzor.
Kryeministri, pasi kërcnoi prokurorin se do të nxjerrë njerëzit në rrugë kundër tij, tani e ka nënshtruar atë tërësisht dhe sillet njëkohësisht si prokuror dhe si gjykatës.
Nese rruga qenka zgjidhja atëherë është koha që të gjithë qytetarët të bashkohen me familjet e viktimave të Koçanit dhe të kërkojnë drejtësi – në mënyrë paqësore, por të vendosur, në rrugë.