Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga sekretari gjeneral Abdush Demiri, nënkryetarja Besa Kadriu, deputeti Fadil Zendeli dhe anëtari i kryesisë qendrore Besar Durmishi, pritën në takim Komisionin për Çështje Evropiane pranë kuvendit të Republikës së Shqipërisë të përbërë nga: Jorida Tabaku, Lavdrim Krrashi, Ornaldo Rakipi, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku.
“Në takim u bisedua rreth situatës aktuale politike në vend dhe rajon, me theks të veçantë përshpejtimi i rrugëtimit të të dy vendeve tona drejt Bashkimit Europian, si dy shtete me orientim perëndimor dhe me qëllim integrimin në strukturat euroatlantike. Të dy palët ranë dakord mbi thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërinstitucional mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA. (INA)