Kreu i LD-së, Mexhiti realizoi takimin e fundvitit në Holiday Inn me strukturat e partisë për të rrumbullaksuar vitin e ndryshimit

Picture of Ina Online
Ina Online

27/12/2024

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti zhvilloi takimin e fundvitit me strukturat dhe aktivistët partiakë, ku ai në një fjalim të tij shprehu mirënjohjen dhe krenarinë për arritjet e përbashkëta të kësaj force politike gjatë vitit të kaluar.

“Një vit më parë, kur nisëm rrugëtimin tonë me Lëvizjen Demokratike, shumëkush e shihte këtë përpjekje si një ëndërr të paarritshme. Sfida për të ndërtuar një alternativë politike për shqiptarët dhe për të sfiduar një sistem të rrënjosur thellë në pushtet dukej si një mision i pamundur. Megjithatë, qëndruam të palëkundur përballë presioneve dhe pengesave të shumta. I thamë “Mjaft!” degradimit të demokracisë dhe shpërdorimit të parimeve themelore të lirisë e barazisë.
Sot, me krenari mund të themi se ndryshimi është bërë realitet”, theksoi Mexhiti.

Sipas tij, shqiptarët, që prej kohësh kërkonin një drejtim të ri politik dhe arritën ta bëjnë këtë të mundur.

“Me largimin e politikave të vjetra dhe me rotacionin politik, po hapet një kapitull i ri për të gjithë ne. E ardhmja tani është në duart tona. Në vend që të merremi me politikat e vjetruara dhe praktikat e shkuara, fokusi ynë është ndërtimi i një qeverisjeje të përgjegjshme që punon për njerëzit. Kjo është një mundësi për të ndihmuar qytetarët të përmirësojnë jetesën e tyre dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë. Falë përkushtimit tuaj, kemi arritur të krijojmë një ambient politik të ri.
Sot, ne promovojmë meritokracinë, përfshirjen dhe tolerancën, duke refuzuar korrupsionin dhe përçarjet. Ky është momenti për të ndërtuar një kulturë të re politike, të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie”, deklaroi Mexhiti.

Ai bëri thirrje për bashkim dhe prurje brenda radhëve të LD-së.

“I ftoj të gjithë ata që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë: Bashkohuni me ne!
Procesi i europianizimit kërkon politikanë të ndershëm, të përkushtuar dhe të gatshëm të punojnë për të mirën e vendit. Ne jemi alternativa e re dhe dera jonë është e hapur për secilin që dëshiron të kontribuojë për një të ardhme më të mirë. Le ta ndërtojmë së bashku të ardhmen që shqiptarët meritojnë!”, theksoi Mexhiti.(INA)

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË