Kreu vjedhje të rënda, paraburgim për 23 vjeçarin nga Shkupi

INA
INA

02/06/2023

Prokuroria themelore publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër një 23 vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer dy vepra penale – Vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 të Kodit Penal.

I dyshuari, në një parcelë private në lagjen Radishani, me dhunë ka hyrë në një objekt të mbyllur, i rrethuar me rrjetë dhe ka marrë një betonier, rimorkio, karroca ndërtimi, vegla pune, pajisje elektroshtëpiake dhe sende të tjera, duke fituar dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 60.000 denarë dhe duke shkaktuar dëm shtesë në pronë prej rreth 5.000 denarë. Më 20 mars, sendet e vjedhura i ka shitur në një kompanipër blerje mbetjesh.

Më 9 prill, i dyshuari ka kryer një vjedhje tjetër të rëndë pikërisht në mbeturinat ku ka shitur sendet e konfiskuara. Ai ka hyrë përmes rrethojës mbrojtëse duke marrë më pas 200 kilogramë armaturë hekuri me gjatësi të ndryshme dhe sende të tjera, nga të cilat ka fituar 40.000 denarë. Më pas është larguar menjëherë nga vendi, por vjedhja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në objekt.

Duke qenë se bëhet fjalë për një person i cili ka qenë i dënuar disa herë më parë për vjedhje të rëndë, prokurori publik kompetent ka vlerësuar se ekziston rrezik për arratisje dhe se ka nevojë për sigurimin e pranisë së tij gjatë procedurës, prandaj në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Osmani: Duhet të dërgojmë mesazh që secili prej nesh duhet të angazhohet për të drejtat e njeriut

fatmir mexhiti

Mexhiti: Në qeveri do ta ngre çështjen e të punësuarve me kontratë të përkohshme në MSH

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

radojcic milan

Ngrihet alarmi pas urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit/ Ky mund të jetë plani i Serbisë!

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

INFO

NA NDIQ