Gënjeshtra më e madhe e subjekteve politike shqiptare…

ina-online
ina-online

21 Gusht, 2023

Shkruan: Shkelzen Halimi

Gënjeshtra më e madhe e subjekteve politike shqiptare ishte dhe është këmbëngulësia e tyre se ata janë mëshirim i popullit dhe se dëgjojnë vetëm zërin e popullit. Këtë politikë ata, përmes propagandës, e shesin lirë dheaty ku munden në mënyrë bindëse. Ky produkt i shitur që shumohet dhe përhapet gjithandej ku mund të depërtojë, në fakt kamuflon të vërtetën se ata dëgjojnë vetëm zërin e tyre të interesi dhe asgjë më tepër….

Angazhimi i tyre që shitet si angazhim për popullin, e që në fakt është angazhim për vetveten, bëhet për dy qëllime: për ta mbajtur në kondicion të përhershëm dhe në gjendje gatishmërie armatën e militantëve dhe për ta kontrolluar pakënaqësinë eventuale.

Mizoria e shoqërisë shqiptare u karakterizua me vendimin e një numri të paktë të intelektualëve që të qëndrojnë margjinave të ngjarjeve të vërteta, duke shpresuar se elitat politike do ta hapin debatin për arsimin, kulturën, perspektivën dhe për të gjitha çështjet me interes për shqiptarët. Por, kjo shpresë e tyre përfundimisht u shua kur filloi krijimi i “intelektualëve” të partive politike, të cilët i dhanë hov të fuqishëm injorancës, duke krijuar një amulli të madhe. Dhe kështu u krijua analisti i partisë, poeti i partisë, piktori i partisë, arkitekti i partisë, regjisori i partisë, skulptori i partisë, këngëtari i partisë dhe shumë çka tjetër që ishte e partisë… Duhej të krijoheshin këto profile të reja “intelektualësh”, sepse populli kishte nevojë edhe për t’u argëtuar.

Dhe ishin pikërisht këta “spartanë” partiakë që tentuan ta tërheqin vëmendjen e atyre që e ndjenin presionin e pushtetit në këto vite të tranzicionit. Kjo nga pjesa shqiptare e pushtetit trajtohej si investim kapital në kulturë, në një kulturë pa gjurmë ose që zhdukej, siç thotë populli, si “shurra e pulës”. Në ndërkohë, ata intelektualë që kishin zgjedhur përkohësisht të qëndrojnë në margjina të ngjarjeve, u harruan dhe askush kurrë nuk i përmendi…

titulli i autorit: Krijimi i “Intelektualëve”

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

andi-bushati

Rama duhet ta hapë “zarfin sekret” për asocacionin

nezir kraki

Komitat e batonave

cun

Veriu kurrë s’do t’jetë i yni nëse ne tjerrim lesh thiu n’furkat tona!

Kimete-Berisha

Dalldi e paparë patriotike!

ben blushi

FITORJA E KOSOVËS

Piro Ahmetaj

Vëllezër qëndroni vigjilent, paqja kërkon ende sakrifica!

Artur Zheji

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Blerim-Latifi

Pse u lanë të ikin?

Kim Mehmeti2

Të ndërtosh shtet pranë të eturve për gjak njeriu!

INFO

NA NDIQ