Krijohet aplikacioni që u lexon fëmijëve të emigrantëve përralla në shqip

0

Të rinjtë shqiptarë krijojnë “Papagallin”, aplikacionin që u lexon fëmijëve të emigrantëve përralla në shqip. Krijuesit e tij, katër nxënës nga Tirana, u nxitën për krijimin e këtij projekti prej faktit se fëmijët e familjarëve të tyre që jetojnë jashtë nuk dinë të flasin mirë shqip.

Kjo ide ishte krijim në grup nga katër shokë shkolle: Orkida Pjetërnikaj, Enxhi Gjeci, Matilda Marku dhe Kevin Çekani.

Për BusinessMag.al ata shprehen se ideja erdhi si pasojë e një projekti shkolle. Fakti që kanë shumë familjarë që jetojnë jashtë, fëmijët e të cilëve nuk dinë të flasin mirë shqip, i ka shtyrë në krijimin e këtij projekti, i cili më pas u bë fitues i StartUp Live Tirana. Ideja konsiston në krijimin e një aplikacioni, i cili u vjen në ndihmë fëmijëve të shqiptarëve që jetojnë jashtë, u mundëson leximin e përrallave në shqip, përcjell albinfo.ch.

Por, pse quhet Papagalli?

Papagali është shpendi që komunikon atë që i thonë të tjerët. Kjo është edhe ideja e a.udiobook-ut. Ata do të jenë të aftë të dëgjojnë përrallën dhe t’i përsërisin ato që i dëgjojnë.