Krijoi topin gjigant me 42 mijë “qibriti”, të cilit i vuri flakën (Video)

Një video mbresëlënëse që po qarkullon në internet, shfaq momentin kur një artist i vë flakën topit gjigant të ndërtuar prej 42 mijë fijeve të “qibritit”.

Artisti Ben Ahles, që është rritur në Vermont por që aktualisht jeton në New York, i ka kaluar muaj të tërë duke krijuar një kryevepër, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu të martën, Ahles ia vuri flakën topit ndërsa ngjarjen e filmoi dhe e publikuar në kanalin All Is Art në YouTube.

Në video, Ahles shihet duke i renditur fijet e “qibrit” me ngjitës të lëngshëm dhe në xhirim të përshpejtuar ai përfundon topin dhe më pas e var në pemë dhe i vë flakën. /Telegrafi/