Krim makabër, vritet ish-polici shqiptar dhe partnerja e tij, shpëton fëmija i tyre 1 vjeç/FOTO

0

Shkodra është tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje e dyfishtë me armë zjarri Policia njofton se sot në orën 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu në Shkodër janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit, Boran Berçama rreth 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci.

Berçama mësohet se ka qenë ish-polic në Fushë Arrëz dhe kishte dhënë dorëheqjen nga policia para procesit të Vettingut.

Dy viktimat kanë qenë në mjet bashkë me fëmijën e tyre 1 vjeç që fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, raporton Oranews. Policia njofton se menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Është zbuluar emri i bashkëshortes së ish-policit Borhan Bercana i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm, në makinën e tyre.

Bashkëshortja e ish-policit është shtetasja Silva Ndoci 27 vjeç.

Në momentin e ekzekutimit pranë tyre ka qenë edhe fëmija i mitur.

Mbi çiftin janë shkrepur 25 plumba ndërkohë mësohet se në makinë ka qenë edhe fëmija i çiftit, rreth një vjeç.

Djali 1 vjeç gjendej në prehrin e nënës, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Sipas grupit hetimor, autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, të cilët kanë ditur mirë çdo lëvizje të viktimave. Në shënjestrën e tyre, përveç ish-punonjësit të policisë ka qenë edhe bashkëjetuesja, për të zhdukur çdo dëshmi të mundshme.

Nga dyshimet e policisë duket se bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë, duke parë saktësinë e goditjeve me armë zjarri, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.

Komentet

komentet