Kriporja e Ulqinit shpallet Park i Natyrës

0

Gjekë Gjonaj

Në mbledhjen e sotme të parlamentit vendor të Ulqinit me 24 vota për, 1 kundër dhe 1 të përmbajtur u miratua vendimi për shpalljen e kripores së Ulqinit Park të Natyrës. Me këtë vendim Ko0muna e Ulqinit merr detyrimin ta mbrioj dhe ta ruaj atë hapësirë, ndërsa nga muaji gusht i vitit të ardhshëm të udhëheq ( menaxhojë) me njërin prej resersuve më të rëndësishme i cili shtrihet në 15 milionë metër katrorë , e cila është në gjendje të keqe.

Duke e komentuar vendimin kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi tha se maksimalisht kanë mbrojtuir interesin e qytetit, dhe se nuk është mundur më shumë. Ka shtuar se kj është ditë e madhe për Ulqinin, për Malin e Zi dhe për Bashkimin Evropian, sespe e dimë se kriporja kohën e fundit ka qenë në fokus të interesimit të të gjitha shteteve evropiane. Edhe përkundër gjendjes së vështirë financiare, Nrekiqi beson se ky do të jetë një vendim i mirë dhe se do të ndihmojë Qeveria, siç tha, në lëvizjen nga zeroja.

Nënkryetarja e Komunës Hatixhe Gjoni theksoi se nuk kemi pasur zgjidhje tjetër, sespe ligji është i qartë- ai i cili diçka shpall park të natyrës merr detyrimin që ta ruaj dhe ta mbrojë . Gjopn u shpreh se Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit para pak kohe ka dhënë pëlqimin në peropozim,-vendimin dhe se, pas miratimit të vendimit të sotëm në kuvend , kouna dihet të themelojë ndërmarrjen publike e cila do të merret me mbrojtjen e Kripores.

U miratua edhe vendimi me të ciklën obligohet kryetari i komunës të shqyrtojë mundësit ligjore ( juridike) , që në hapësirën e kripores t’u mundësohet gjuetarëve gjuetia, edhe pse kjo nuk është paraparë në vendimin për shpalljen e kripores park të natyrës.