Krisin armët në Saraj

0

Një incident i armatosur ka ndodhur në Saraj të Shkupit. Sipas informatave të policisë të mërkurën (më datë 07.11.2018) në ora 11 e 54 minuta, në Stacionin policor në Saraj, I.Z. ka denoncuar se në fshatin Llaskarcë të Sarajit, S.M. nga Llaskarca i është kërcënuar me revolë për jetën, transmeton Gazeta Lajm.

Mirëpo pas masave që ka ndërmarrë policia është konstatuar se bëhet fjalë për incident më të madh. “Pas masave të ndërmarra është konstatuar se gjatë zënkës verbale mes I.Z. dhe D.R. nga fshati Bojanë, dhe Xh.A. nga fshati reçicë e Vogël-Tetovë, për shkak të nxjerrjes së rërës nga lumi në parcelën pronë e e I.Z., ka arritur S.M. dhe fizikisht i ka sulmuar personat I.Z., D.R. dhe Xh.A. më pas ka arritur A.J. nga fshati Gërçec, mik i personit S.M. dhe me revole ka shtënë disa herë në ajër, e pastaj disa plumba në drejtim të personave I.Z., D.R. dhe Xh.A., por nuk i ka qëlluar”, njoftoi policia. Pas kësaj A.J. dhe S.M. kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, kurse I.Z., D.R. dhe Xh.a. kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori” ku kanë pranuar ndihmë mjekësore. “Po merren masa për zbardhje të plotë të rastit”, njoftoi policia.