Krisje mes Gruevskit dhe Mickoskit, ish-lideri i VMRO-së nga Budapesti i përgjigjet pasardhësit të tij

ina-online
ina-online

19 Shtator, 2023

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i është përgjigjur akuzave të pasardhësit të tij, kreut aktual të kësaj partie Hristijan Mickoski.

Ky i fundit në një deklaratë për median gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” akuzoi Gruevskin se po koketon me qeverinë për ndonjë marrëveshjeje të pistë, për ta përçarë VMRO-në.

Por, Gruevski kërkoi që Mickoski të jetë më i qartë.

“Në lidhje me deklaratën e Hristijan Mickoskit për median gjermane FAC dhe lidhur me mua, e ftoj që t’i përgjigjet publikisht dy pyetjeve të mëposhtme: A është e vërtetë ajo që e ka thënë në deklaratën për median gjermane? Nëse është e vërtetë, a mund të thotë ai personalisht publikisht se me cilën lëvizje, deklaratë, mbishkrim apo ndonjë gjë timen jam përpjekur të përçaj partinë dhe le të japë dëshmi se kam pranuar ndonjë lojë të pistë me qeverinë, të cilën duhet ta zbatoj me ndihmën e mbështetësve e mi në parti. Shpresoj që përgjigja të jetë e qartë, pa dyshime, e drejtpërdrejtë dhe personale ashtu si deklarata, pa iu referuar deklaratave të përfaqësuesve partiakë, zëdhënësve, informimeve në portale apo media të tjera me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar Gruevski.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-29-23-19-52-459-edit_com.facebook.katana

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

Albin Kurti

Kurti: Nuk përjashtohet ri-agresioni

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Lëvizja e tankeve serbe në Luginë provokuese, qytetarët në frikë

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ