Krisma në një fshat të Shkupit, një i plagosur dhe katër të arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri që ka shpërthyer në fshatin Mojancë të Haraçinës së Shkupit, njofton Ministria e Brendshme.

Në raportin e ministrisë thuhet se pas sherrit që është denoncuar policia ka ndaluar katër veta.

“Pas denoncimit të bërë pjestarët e policisë nga SPB Shkup kanë arrestuar 4 persona duke vepruar sipas denoncimit të marrë në ora 21:30. Në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” është sjellur Sh.N (65) nga fshati Mojancë me lëndime të shkaktuara nga armë zjarri”, thuhet në raportin policor.

Sipas denoncimit, ai derisa ka vozitur automjetin e tij “Golf” është sulmuar me armë nga një person nga Haraçina me i cili ka drejtuar automjetin “Mercedes C” pa targa.

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.(INA)