Kristi në prag të fejesës? Kapet “mat” me një vajzë në rrugët e Tiranës (FOTO)

Picture of INA
INA

02/10/2023

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’, ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk u ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat. Megjithatë, në rrjet gjithnjë është përfolur për historitë e tij të dashurisë.

Ditët e fundit ai ka surprizuar jo pak ndjekësit, teksa ka bërë me dije se ka gjetur dashurinë dhe tashmë është pranë fejesës. Kristi ka folur për lidhjen e tij të re, ka treguar se gjërat mes tyre janë serioze, se kanë takuar familjarët e njëri-tjetrit.“Roberti e ka takuar, motra e ka takuar, unë kam takuar prindërit e saj…”, u shpreh ish-finalisti i “Big Brother”. E teksa dashuria ka trokitur, edhe tek ai mbërrijnë edhe këtë foto. Ish-banori është fotografuar nga paparaci ynë në Bllok, ku shihet duke ecur përkrah një vajze. Ashtu siç edhe mund të shihni, dy të rinjtë herë pas here prekin edhe duart e njëri-tjetrit.

Ashtu si shihet, Kristi ka vendosur edhe një kapele, si për t’u maskuar disi nga sytë e kureshtarëve. Nga ana tjetër, vajza në krah të tij, e cila mendohet se është edhe partnerja e tij, shfaqet me një fustan të thjeshtë dhe thuajse e pagrimuar. Vajza në fjalë nuk është një emër i njohur për mediat. Vetë Kristi ka folur për vajzën që ia ka marrë zemrën, e cila është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera ‘tipike shqiptare’.

“U takuam në një ekspozitë dhe më bëri shumë përshtypje se nuk kishte lidhje me vajzat tipike shqiptare. Në fillim bëri sikur nuk më njihte, ishte shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu. Filluam folëm për art, bëmë foto që orën e parë. Pastaj u takuam pas një jave dhe folëm prapë për art. Kur themi folëm për art, nënkupton shumë gjëra të bukura, full çdo gjë”, tha ai, duke lënë të kuptohet për intimitet mes dyshes.

TË FUNDIT
4 orë
Gabriela Arapi bën deklaratën e papritur: Një futbollist i Kombëtares që është i martuar më ngacmon...
1 ditë
I uruan vdekjen Deas, Fifi bën deklaratën e fortë: Kur më ra të fikët, babait tim i çuan mesazh
1 ditë
“Zemër mos ja fut, lshoja ujin”, çfarë po paralajmëron Meriton Mjekiqi?
2 ditë
Lotina publikon pamje në krahët e Mozzik-ut
2 ditë
Ilnisa dhe Meritoni dehen në plazh (foto)

ME TE LEXUARA

1 ditë
“Zemër mos ja fut, lshoja ujin”, çfarë po paralajmëron Meriton Mjekiqi?
1 ditë
I uruan vdekjen Deas, Fifi bën deklaratën e fortë: Kur më ra të fikët, babait tim i çuan mesazh
4 orë
Gabriela Arapi bën deklaratën e papritur: Një futbollist i Kombëtares që është i martuar më ngacmon...

LEXO MË SHUMË

gabriela

Gabriela Arapi bën deklaratën e papritur: Një futbollist i Kombëtares që është i martuar më ngacmon…

deamishel

I uruan vdekjen Deas, Fifi bën deklaratën e fortë: Kur më ra të fikët, babait tim i çuan mesazh

Meriton Mjekiqi

“Zemër mos ja fut, lshoja ujin”, çfarë po paralajmëron Meriton Mjekiqi?

Mozzik Lotina Mozik

Lotina publikon pamje në krahët e Mozzik-ut

ilnisa meritoni

Ilnisa dhe Meritoni dehen në plazh (foto)

tan brahimi

Tan Brahimi thumbon Jul Dedën: Luiz Ejlli mbetet personazhi më i famshëm në Shkodër

efi mozik

Çfarë ndodhi mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?

kombetarja

FOTOT/ Jo vetëm fanset më të zjarrta, këto janë partneret e jetës të futbollistëve të Kombëtares

gold ag vullnet krasniqi

Rrëmujë dhe skandal në studio televizive, Gold AG e fyen gazetarin: “T’i q*** robtë” (VIDEO)

INFO

NA NDIQ